Politike31 Mars 2018, 11:53

Rama kërcënon. Kryemadhi: Po të jesh aq trim shko në Kukës

Shkruar nga Pamfleti

Rama kërcënon. Kryemadhi: Po të jesh aq trim shko në Kukës

“Po të jetë aq trim le të shkojë ta mbrojë atë taksë, është taksa e Edi Ramës. Unë nuk jam në protestë, që të mos politizohet, por nëse ata do të duan, unë jam gati t’ju bashkohem”.

Këtë mesazh ka dhënë në një intervistë telefonike për News 24 kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila i ka bërë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje pasi policët janë në punë dhe marrin një rrogë shumë të ulët.

Ajo ka bërë thirrje nga ana tjetër që vetë policia të mos manipulojë situatën, pas dhunës dhe përplasjes që degjeneroi protesta e sotme në Rrugën e Kombit.

“Kjo protestë është kundër politikave ekonomike të Ramës. I këshilloj protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë të protestojnë. Janë në të drejtë të Zotit, ata janë njerëz që vuajnë për bukën e gojës… Është e dhimbshme se si një djalë i ri, polic godet një të moshuar që del në të drejtë të Zotit të protestojnë. Nuk mund të ngresh muret e izolimit për shqiptarët. Më e tmerrshmja ishte kërcënimi që bëri në facebook-un e tij”,- tha kryetarja e LSI.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Rama kërcënon. Kryemadhi: Po të jesh aq trim shko në Kukës