Aktualitet 2 Maj 2018, 16:26

Shkruar nga Pamfleti

Rama “kopjon” Berishën, nxjerr super të korruptuarin Beqaj dhe godet ministrat për korrupsion. Kujt i ka vënë “syrin” për ta sakrifikuar në shtator?!

Edi Rama kryeministër i vendit në mandatin e tij të dytë është i bindur se korrupsioni luftohet me njerëz të korruptuar të rënë nga fiku, sipas postulatit të Shotës që “plumbi nxirret me plumb”.

Por në rastin e korrupsionit nuk funksionon ky postulat.

Më konkretisht, kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama ka nxjerrë ish ministrin e Shëndetësisë, super të korruptuarin Ilir Beqaj që të sulmojë ministrat e tij për korrupsion me shpërndarjen e projekteve për rigjenerimin e zonave urbane.

Një akuzë kjo e re e Ramës përmes Beqajt, që është artikuluar shpesh dhe nga Berisha kundër vetë qeverisë së Ramës.

Njëherësh sulmi që Rama bën përmes Beqajt ndaj ministrave të kabinetit të tij qeveritar po shihet dhe si një orientim për të vënë pas “murit” ministrat që mendon të largojë në shtator.

Ende mbetet mister fakti se kujt ministri apo grup ministrash ua ka vënë “syrin” për ti larguar.

Kështu, ish-ministri i Shëndetësisë dhe koordinatori i PS për qarkun e Kukësit Ilir Beqaj, ka kritikuar së fundi disa nga ministrat, në lidhje me mënyrat dhe kriteret e përzgjedhjes së qendrave urbane e rurale, në një numër projektesh që po zbatohen në të gjithë vendin.

Beqaj e drejton gishtin tek mungesa e balancës mes zonave të Veriut dhe Jugut të vendit, në disa projekte të rëndësishme që ka inicuar qeveria shqiptare.

“Nuk ka balancim mes zonave të Veriut dhe Jugut, në përzgjedhjen që është bërë e listat që janë përpiluar në këto projekte”, deklaron ai.

“Janë të paktën tre projekte, duke nisur me projektin “100 fshatrat”, për të vijuar me projektin “Festa e traditës”, si dhe me projektin “Itinerari i besimit”, ku ministritë e linjës duket se kanë dikriminuar zonat e Veriut të Shqipërisë”, shprehet Beqaj.

Si provë të këtij selektimi jonormal, ai ofron axhendën e projektit “Festa e traditës”, ku duket qartë sipas tij, se janë përzgjedhur të promovohen festa e ceremoni që lidhen me qendrat urbane të Jugut të vendit.

Ish-ministri dhe deputeti socialist deklaron se qeveria duhet të tregohet më e kujdesshme me politikat e saj të selektimit në projektet që financon ose inicion.

“Duhen shmangur anshmëritë, me qëllim që të mos marrë terren paragjykimi i vjetër i dhënies prioritet të jugut mbi veriun”./Pamfleti.com

codramol
smile

Kryesore Edi Rama Ilir Beqaj presion ministrave supër i korruptuari