Politike13 Gusht 2019, 16:29

Rama “lau” duart me Pjetrin, reagon Bardhi i PD: Je i damkosur si kryeministri që promovoi krimin, kjo lojë të ma

Shkruar nga Pamfleti

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ramës, ku ky i fundit u duk se i lau duart përfundimisht me Valdrin Pjetrin duke thënë se edhe vëlla ta kishte nuk do merrte kosto individuale për askënd e nuk do lejonte që këto kosto t’i merrte Partia Socialiste.

Bardhi thotë se kjo lojë me larje duarsh duhet të marrë fund, pasi tanimë me gjithë skandalet që kanë dalë, Rama është damkosur si njeriu që promovoi krimin në qeverisje.

Postimi i Gazment Bardhit:

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! di Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike