Aktualitet15 Korrik 2019, 21:47

Rama merr ekspertë nga SHBA dhe BE për shkarkimin e Metës, opinion dhe nga “Venecia”

Shkruar nga Pamfleti
Rama merr ekspertë nga SHBA dhe BE për shkarkimin e Metës,

Rama merr ekspertë nga SHBA dhe BE për shkarkimin e Metës, opinion dhe nga “Venecia”

Partnerët tanë që kanë mbështetur reformën në drejtësi, ngritjen e institucioneve dhe mbi të gjitha mbështesin fort ngritjen e SPAK, BKH dhe Kushtetueses, kanë vendosur t’i japin një “dorë” Ramës për të kopsitur dhe shkarkimin e Metës. Një ndihmë të tillë SHBA dhe BE nuk e japin se duan të nxjerrin në “selamet” Ramën, por sepse duan që Metën ta çojnë gati dhe të “qëruar” përpara drejtësisë së re, për ta përballur me akuzat e shumta që ka në kurriz. Rama po kujdeset fort që gjithë lëvizja e tij për shkarkimin e Presidentit, të ketë dhe “vulën” e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA, BE dhe Këshilli i Europës

Edi Rama e ka seriozisht shkarkimin e Ilir Metës dhe me sa duket në këtë iniciativë të tij ka dhe mbështetjen e partnerëve tanë të mëdhenj ndërkombëtarë.

SHBA dhe BE me sa duket nuk ia kanë falur Ilir Metës lajthitjet e tij në daljet e shpeshta publike, ku nuk ka lënë akuzë pa hedhur ndaj tyre, madje duke i kujtuar dhe Korenë e Veriut, apo se Shqipëria është një vend sovran dhe vetë ai, Ilir Meta, është zoti i këtij vendi.

Për këtë arësye partnerët tanë që kanë mbështetur reformën në drejtësi, ngritjen e institucioneve të drejtësisë dhe mbi të gjitha mbështetën fort ngritjen e SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Kushtetuese, kanë vendosur t’i japin një “dorë” Ramës për të kopsitur shkarkimin e Metës si President i Republikës.

Një ndihmë të tillë SHBA dhe BE nuk e japin se duan të nxjerrin në “selamet” Ramën, por sepse duan që Ilir Metën ta çojnë gati dhe të “qëruar” përpara drejtësisë së re, për ta përballur me akuzat e shumta që ka në kurriz, pasi zullumet që ka kryer janë tej mase të rënda.

Ndaj dhe partnerët tanë ndërkombëtarë janë gati ta japin dhe këtë ndihmë ‘shtesë’ për Ramën.

Duan SHBA dhe BE që ta japin mbështetjen, pasi përndryshe Kryeministri nuk guxonte që të ndërmerrte pa lejen e tyre vendimin për të kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias por dhe ekspertë të huaj pranë Komisionit të Hetimit, për shkarkimin e Metës.

Kështu, me 9 vota pro Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit ka miratuar kërkesën e anëtares Klotilda Bushka, deputete e PS, për marrjen e një opinioni nga Komisioni Venecias për shkeljet kushtetuese të Presidentit.

Ndërkohë që, në fillim të mbledhjes nënkryetari i komisionit të hetimit, deputeti demokrat Alban Zeneli kërkoi ekspertë të huaj, që të jenë të atashuar pranë këtij komisioni. Kjo kërkesë u miratua menjëherë dhe me konsensus të plotë.

Kjo tregon qartë se Rama po kujdeset fort që e gjithë lëvizja e tij për shkarkimin e Metës si President i Republikës për shkeljet Kushtetuese që ka kryer, të ketë dhe “vulën” e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA, BE dhe Këshilli i Europës.

Prandaj ka thirrur pranë komisionit të Hetimit ekspertët e huaj e kërkon opinion nga “Venecia”, pikërisht nga ata që kanë bërë Reformën në Drejtësi dhe kanë “ratifikuar” të gjitha ligjet e kësaj reforme./Pamfleti/

Kryesore opinion dhe nga “Venecia” Rama merr ekspertë nga SHBA dhe BE për shkarkimin e Metës