Politike16 Gusht 2018, 21:25

Rama- Meta bëjnë gati fabrikën e floririt në Rubrik, pazar me koncesionarin turk, ja dokumenti

Shkruar nga Pamfleti

Rama- Meta bëjnë gati fabrikën e floririt në Rubrik, pazar me koncesionarin turk, ja dokumenti

Minierat dhe fabrikat e bakrit shqiptar, u dhanë më 2001 nga Ilir Meta për 30 vjet, Rama e zgjati në 45 vjet më 2017

Me prapanicat e futura në det dhe duke u shtirur sikur janë në armiqësi me bosët e LSI, bosët e pushtetit të “rilindjes”, mendojnë, sajojnë, firmosin e vulosin koncesine dhe tendera të përbashkët afro gjysëm shekullorë, me vlerë miliarda lekë, për të shtuar pasuritë e tyre, të familjarëve ndër breza, të miqve, klientëve, shokëve e dashnoreve.

Këto hajdutëri, fillimisht i promovojnë si “shërbim në interes të qytetarëve e banorëve të zonave”, ku ata hapin themele dhe ngrenë biznese, duke investuar taksat publike dhe borxhet e shumta që marrin nëpër botë, por që paguhen nga shqiptarët.

Më datë 13 gusht 2018, megjithëse banda qeveritare është me pushime nëpër plazhe, resorte e male, nga zyrat e saj ka dalë njoftimi, për shpalljen e një tenderi me vlerë 806 milionë lekë, ose afro 1 miliardë lekë, me objekt “Rehabilitim i Uzinës së Rafinimit të Bakrit në Rubik” e cila siç dihet, ka qenë uzina e pasurimit (prodhimit) të 1500 kg. flori shqiptar i derdhur në linkota, që nxirrej nga minerali bakrit.

Ky rehabilitim, sipas informacioneve që ka siguruar “PAMFLETI”, fsheh skemën e një biznesi-koncesionar familjar Rama-Meta, në industrinë e nxjerrje-pasurimit (prodhimit) të floririt, mbasi projekti rehabilitues, parashikon rivendosjen në punë, vetëm të impiantit të pasurimit (larjes së bakrit), duke percipituar floririn në vaskat e shllamit dhe repartin e elektrolizës së argjendit, ku veçohen këto dy metale me vlerë.

Lënda e parë minerali i bakrit, do të çohet në Uzinën e Rubikut, nga minierat e Munellë-Lak Roshit-Fushë-Arrëzit, që nxirret nga firma konesionare turke “Ber Orner”, me administrator hebreun me shtetësi truke Erol Kohen, i cili i ka marrë me koncesion minierat e bakrit në Shqipëri, qysh 17 vite më parë, me vendim qeverie të Ilir Metës-kryeministër, datë 18. 01. 2001, miratuar brenda 15 ditësh në parlament, me Ligjin Nr. 8761, datë 02. 04. 2001.

Duke parë ndërhyrjen e përshpejtuar, për rehabilitimin e uzinës së bakrit në Rubik, që sipas njoftimit të qeverisë “Rama-2”, duhet të rehabilitohet për 6 muaj e 15 ditë (25 mars 2019), del sekreti i vendimit të Qeverisë “Rama-1”, për miratimin urgjent e në fshehtësi, të Ligjit nr. 73/2017, datë 27. 04.2017, hartuar nga Edi Rama Kryeministër dhe Ilir Meta Kryetar Kuvendi, për lejimin e ndryshimit të emrit të firmës turke, nga “Ber Orner” në “Nesco Metal” dhe shtimin e afatit të koncesionit të bakrit, nga 30 vjet që ishte, në 45 vjet, ose deri në vitin 2046.

Këtë bindje, ta përforcon edhe fakti absurd, që qeveria po financon rehabilitimin e Uzinës së Rubikut, të cilën sipas kontratës koncesionare 45-vjeçare, e ka në administrim dhe detyrim për rehabilitim teknologjik e rivënie në punë, firma turke “Ber Orner” (Nesco Metal) e cila deri në vitin 2046, ka në zotërim zonat minerare të bakrit dhe 9 qendra industriale, konkretisht Uzinën e Shkrirje-Rafinerisë së Bakrit Rubik, Impiantin e Skorjeve të Bakrit në Shëngjin, minierat e bakrit në Munellë, Lak-Rosh, Karmë, Vlahnë, Perollaj, fabrikën Fushë-Arrëz, Mjedë dhe Krumë.

Atëherë përse qeveria, financon 1 miliardë lekë taska publike, për biznesin e koncesionarit privat të bakrit, i cili ka 15 vite që nuk po i shlyen shtetit shqiptar, 118 milionë USD detyrime taksa vendore qendrore, rent minerare, energji elektrike, ujë e sigurime shoqërore-shëndetësore të punonjësve?!

A ka lidhje ky investim i përshpejtuar në Uzinën e Bakrit në Rubik, me një pazar-biznes familjar Rama-Meta, për nxjerjen dhe pasurimin (prodhimin) e floririt shqiptar?

Në vijim, “PAMFLETI” do të publikojë, fakte e dokumente, që zbardhin këtë pazar të (ar)miqve “të egër” Rama-Meta, për të futur në “kthetra” edhe industrinë e bakër, flori, argjendit./Pamfleti

NJOFTIMI/MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Lloji i procedurës se prokurimit: “Procedurë e Hapur”.

Objekti i kontratës: “Rehabilitim Uzina e Rafinimit të Bakrit në Rubik”.
Numri i referencës së procedurës: REF-82234-08-07-2018.

Fondi limit: 80,656,569 lekë (tetëdhjetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) pa TVSH.
Kohëzgjatja e për ekzekutimin e kontratës: 6.5 muaj nga lidhja e kontratës

7- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 10/09/2018, ora 11.00./Pamfleti/

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Politike