Rama, Meta, Haxhinasto, Gjiknuri, Salillari, ortakë në Portin e Jahteve Porto-Romano, me firmën offshore “Multy Buoy Mooring”

Janë bashkë, por bëjnë sikur grinden/ Kryeministri Rama e ka propozuar në qershor 2015, Haxhinasto e ka firmosur si ministër, Meta e ka votuar brenda javës në parlament me Ligjin 104/2015 dhe përsëri, kontrata është rinovuar në datën 31 dhjetor 2017 nga Gjiknuri, kryeministri Rama i ka bërë shtesë (privilegje) në kontratë më 15 mars 2018, Gjiknuri ministër ka firmosur përsëri kontratën e re më 24 mars 2018, Ilir Metaj President e ka dekretuar në datën 3 prill 2018

Po publikojmë të plotë, kontratën fillestare të koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të Portit të llojit MBM në Porto-Romano-Durrës, miratuar me Ligjin nr. 104/2015, firmosur nga ish-ministri Edmond Haxhinasto në emër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe nga administratori Arjan Dhimetrika, për koncesionarin “Porti Multy Buoy Mooring”- Porto Romano-Durrës, me afat 35 vjet.

Kujtojmë, që në kontratën e parë të këtij koncesioni, administrator i kompanisë offshore ka qenë Arjan Dhimetrika, ndësa në kontratën e re me shtesën e sipërfaqes së tokës dhe hapësirës brenda detit, të formosur nga Gjiknuri, është Mirgen Nika.

Po cila është kjo shoqëri dhe nga cilët ortakë përbëhet, shoqëria koncesionare offshore “Porti Multy Buoy Mooring”, që ka zaptuar tokën dhe detin, në Porto Romano, atje ku donte të ndërtonte Port Jahtesh, Argita e Fazlliç?

Sipas kontratës fillestare, që ish-ministri Edmond Haxhinasto, ka firmosur në qershor 2015, me kushëririn e përbashkët të Ramës e Gjiknurit, rezulton se kjo shoqëri offshore, përbëhet nga kompania “Adriatic Petrolum Platformë PTE LTD” me aksionare Ismailajt e Soros, nga ATEC S.rl” nga Firence, në bashkëpronësi me Ëngjëll Agaçin, nga kompania “Mampey Offshore Industries B.v” e sjell nga Vangjush Dako e Gaz Demi dhe nga kompania “Salillari”, ku Ilir Metaj është 33% ortak.

Rinovimi kontratës, miratuar nga Rama, firmosur nga Gjiknuri, dekretuar nga Ilir Metaj, shtesë 3,850 m2 tokë  dhe 1730 metra linear futje në det

LIGJ Nr. 13/2018, OBJEKTI/ Miratim shtesë kontrate, për koncesionin e formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me Ligj Nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, Shpallur me Dekretin nr. 10750, datë 3.4.2018 të Presidentit Ilir Meta

Kjo shtesë e kontratës së koncesionit, për Portin e llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, lidhur ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, është nënshkruar në datën 31.12.2017, përfaqësuar nga Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë e Industrisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, përfaqësuar nga Mirgen Nikaj, administrator i shoqërisë, në bazë të VKM-së nr. 504, datë 13.9.2017.

Shoqëria “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, ka paraqitur kërkesë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për ndryshimin e kontratës koncesionare dhe ministria gjykoi, se ndryshimet e kontratës nuk kanë pasoja.

Sipas shtesës së kontratës, jepet një sipërfaqe toke prej 3,850 m2, që ndodhet paralel me rrugën ekzistuese për në Romano-Porto, me distancë 12 ml nga aksi i saj, në formë paralelogrami me gjatësi e gjerësi 50 metër.

Po kështu, miratohet sektori i argjinaturës mbajtëse të tubave, me shtrirje nga vija e intercektimit të tokës me detin, me gjatësi 770 metër linear futje  në det, me profil gjatësor, ndërsa sektori i shtrirjes së tubave nga argjinatura në taban të detit, u miratua për futje në det në gjatësinë 1730 metër linear.

Sipas të dhënave është një kontratë, që shkatërron mjedisin mbi e nën ujor dhe natyror në atë zonë, duke e kthyer në qendër industriale, mirëpo interesat e bosëve të pushtetit, janë më të fuqishme se interesat kombëtare. (Në versionin PDF, ju njohim me kontratën e plotë).

KONCESIONI-PORTI-JAHTEVE-NE-PORTO-ROMANO



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
Share
gjergji

Recent Posts

“Si cjapi te kasapi”/ Mirë protesta, por cili është fundi?

PD dhe LSI, nëse do ti kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do ta kërkonin zgjidhjen sharje dhe bërtitje…

26 mins ago

S’duron më, largohet portieri i Real Madridit

Kiko Casilla largohet nga Real Madridi tri vite e gjysmë pas kthimit të tij, me destinacion Anglinë. Portieri spanjoll bashkohet…

40 mins ago

“Përgjegjës i një serie përplasjesh, gjurmët e tij të gjakut mund të shtrihen deri në Berlin”, si përfundoi Klement Balili në emrin më të lakuar

Si përfundoi emri i Klement Balilit nga një person i panjohur në emrin më të lakuar? Në prill të 2016,…

45 mins ago

“Çfarë gabimesh ke bërë?” Përgjigjet Bushati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim këtë të enjte me homologun hollandez Stef…

1 hour ago

Skënderbeu bën afrimin e dytë, Shehi i habit të gjithë

Skënderbeu ka bërë afrimin e dytë në merkaton e janarit. Trajneri Orges Shehi ka afruar nga ekipi i të rinjve…

1 hour ago

“Hienat politike që duan të na coptojnë e përçajnë në ‘Kadrinjë’ e ‘Kristaqë'”

Shkrimtari Kim Mehmeti është një zë  i fuqishëm  kritik në arenën rajonale shqiptare. Së fundmi ai nuk kalon ps komentuar…

1 hour ago
WhatsApp Denonco tek Pamfleti