Politike20 Shtator 2019, 13:05

Rama në kërkim të rritjes së imazhit, paralajmëron ‘furtunë’ në adminstratë: 80% e drejtorëve do largohen

Shkruar nga Pamfleti
Rama në kërkim të rritjes së imazhit, paralajmëron

Rama në kërkim të rritjes së imazhit, paralajmëron 'furtunë' në adminstratë: 80% e drejtorëve do largohenRama në kërkim të rritjes së imazhit, paralajmëron 'furtunë' në adminstratë: 80% e drejtorëve do largohen

Duket se PS nuk po përjeton kohën më të mirë dhe suksesin ‘e paprekur’ që e gëzonte prej kohës. Pas dështimit me kryebashkiakët në disa qytete, Rama ka filluar ‘të përvesh mengët’ vetë për të rregulluar imazhin e PS-së. Rama ditët e fundit ka hedhur idetë për të luftuar korrupsionin në institucionet shtetërore. Rama ka nxitur që çdo qytetarë të denoncojë shkeljet në biznese, ndërsa ka nxitur po kështu dhe studentet se nëse denoncojnë pedagogë që do të shkelin rregullat, t’i denoncojnë me fakte dhe në këtë mënyrë do të shpërblehen me bursë.

Pra jemi kthyer në një kohë që për të fituar bursë nuk është e nevojshme të mësosh por mjafton të spinuosh petagogun dhe viti shkollor do të jetë në xhepin tënd.

Ditën e some Rama ndodhet në Velipojë në një takim me koordinatorë të PS-së për Veriun e Shqipërisë, ku janë paralajmëruar se do të ketë ndryshime në administratë. Në mbledhje është pranuar dorëheqja e 4 drejtuesve të administratës të qarkut Shkodër.

Burimet bëjnë të ditura se kryeministri dhe njëherazi kreu i PS-së deklaroi përpara organizatorëve politikë të mazhorancës se 80% e drejtuesve lokal të Shkodrës do të largohen nga detyra.

“80% e drejtorëve do largohen. Për të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër do ketë vlerësim performance të institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do ketë analizë të buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht,”-mësohet se tha kryeministri.

Në takim ndodhet dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ka dhe detyrën e  koordinatorit politik i qarkut të Lezhës si edhe deputeti Tom Doshi.

Politike paralajmëron 'furtunë' në adminstratë: 80% e drejtorëve do largohen Rama në kërkim të rritjes së imazhit