Rama në overdozë, kërkon mbylljen e portaleve që denoncojnë vjedhjet, përdhunimet dhe plaçkitjet e qeverisë së tij

Rama në overdozë, kërkon mbylljen e portalave që denoncojnë vjedhjet, përdhunimet dhe plaçkitjet e qeverisë së tij

Rama prej disa ditësh ka nisur luftën frontale me mediat, dhe kryesisht me portalet, që gërmojnë çdo ditë në skandalet, vjedhjet, përdhunimet dhe plaçkitjet e qeverisë së tij të inkriminuar dhe korruptuar

Kryeministri Edi Rama duket se po kalon një periudhë tepër të rënduar psikologjike, sa ju ka shpallur luftë të hapur edhe mediave. Të gjitha këto ngjarje kriminale në vend kanë tmerruar kryeministrin, i cili është në gjendje shoku dhe nuk di çfarë bën e çfarë vendimesh merr.



I njohur si urrejtësi më i madh i gazetarëve, ashtu si dhe paraardhësi i tij, Sali Berisha, Rama prej disa ditësh ka nisur luftën frontale me mediat, dhe kryesisht me portalet, që gërmojnë çdo ditë në skandalet, vjedhjet, përdhunimet dhe plaçkitjet e qeverisë së tij të inkriminuar dhe korruptuar.

Mbrëmjen e sotme, kryeministri ka paralajmëruar se portalet e paregjistruara, duhet ta lexojnë këtë status para ditës së hënë. Kryeministri i quan ‘fantazma’ pa adresë dhe pa emër, portalet e paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, por s’ka dhënë më shumë sqarime për atë që do të pasojë pas të hënës.

“Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër, uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”, shkruan Rama.

Pamfleti ishte i pari që zbuloi urdhrin mafioz të Ramës për të mbyllur të gjitha ato media që nuk pranojnë të shiten. Në lajmin e publikuar pak ditë më parë nga Pamfleti, të cilin po e risjellim më poshtë, thuhet se në ligjin e ri, që pritet të sjellë Rama, do të shkojë në burgu çdo media që shan qeverinë./Pamfleti

Çmendet Rama, urdhëron mbylljen e mediave që nuk pranojnë të shiten, kush shan qeverinë shkon në burg

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.