Aktualitet16 Qershor 2019, 18:26

Rama nga Pogradeci: Zgjedhjet do bëhen me 30 qershor dhe nuk e luan as topi dhe as burri fallxhores

Shkruar nga Pamfleti

Rama nga Pogradeci: Zgjedhjet do bëhen me 30 qershor dhe nuk e luan as topi dhe as burri fallxhores

Pas takimit elektoral me banorët e Pustecit ku prezantoi dhe kandidatin për këtë bashki, Edi Rama u nis drejt Pogradecit ku dhe këtu po mban një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit. Rama gjatën fjalimit ka thënë zgjedhjet do bëhen me 30 qershor dhe se luan topi.

Kryeministri më pas u shpreh se kryetari aktual i bashkisë Eduart Kapri (i zgjedhur nga PD-ja) është një derdimen që e ka mendjen vetëm që të bëjë pallate. “Ky derdimeni që keni këtu e ka mendjen vetëm të bëjë pallate dhe nuk ka sjellë një projekt të vetëm serioz që ta mbështesim” tha ai.

Rama edhe njëherë u tregu i prerë duke bërë ironi edhe me grupin e militantëve që tentuan ti bllokonin rrugën në hyrje të qytetit.

“Konkurrentët ishin rrugës, një çetë e vogël atje, grupe të shpërndara në rrugë , që të kujtojnë grupet e enveristëve në 1990 dhe në fillim të 1991 kur dilnin të frenuar të pa frenueshmen. Sot dalin për të frenuar drejtësinë, por nuk kanë për t’ia dalë.

Gjithashtu Rama bëri nje krahasim me rrëzimin e sistemit komunist ku tha se opozita e re nuk mund t’a pengojë drejtësinë e re.

“Aq sa e frenuan ‘enveristët’ ndryshimin e sistemit, aq do e frenojnë dhe opozita drejtësinë e re.”, ka thënë Rama.

Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores” referuar Presidentit Meta. Në fjalimin e tij, si cdo herë kishte vend edhe për një batutë për Kryemadhin, referuar motit në Pogradec. “E mbylli qiellin fallxhorja, por ne do të vijojmë punën, se ne për këtë punë jemi këtu”.

codramol
smile

Aktualitet Rama nga Pogradeci: Zgjedhjet do bëhen me 30 qershor dhe nuk e luan as topi dhe as burri fallxhores