Anti-Mafia19 Shtator 2018, 20:35

Rama nis lirimin e kapove  të drogës nga burgu pas largimit të Donald Lu, lirime të tjera pas Ermal Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti
Rama nis lirimin e kapove  të drogës nga burgu pas largimit

Rama nis lirimin e kapove  të drogës nga burgu pas largimit të Donald Lu, lirime të tjera pas Ermal Hoxhës

Kokat e politikës hidhen në veprim, Rama shfrytëzon ndryshimin e ambasadorit amerikan për të liruar kapot e drogës dhe kokat bandave nga burgu për t’i përdorur në fushatë, Meta vijon largimin e parave jashtë vendit, Basha flirt me mafiozët që janë të pakënaqur me Ramën

 Me largimin e Donlad Lu-së nga Shqipëria, krerët e politikës shqiptare kanë intensifikuar veprimtarinë e tyre anti-shqiptare dhe mafioze, në funksion të ruajtjes së pushtetit, kontrollit të ekonomisë, plaçkitjes së vendit, ndarjes së parave të buxhetit, trafiqeve, pazareve dhe shpopullimit të Shqipërisë. Ndërsa Donald Lu, makthi më i madh i politikanëve të korruptuar dhe baronëve të drogës, po përgatitej të largohej, Edi Rama ka nisur lëvizjet për lirimin nga burgu të kapove të drogës, në këmbim të mbledhjes së votave për zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër, gjyqtarët po firmosin lirimin e bandave të drogës nga burgu, duke marrë valixhet e fundit me para të pista, para se t’i marrë me vete lumi i Vetingut.

Ditët e fundit u lirua nga burgu Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, pjesë e grupit që ndërtoi laboratorin e drogës që merrej me përpunimin e kokainës në Xibrakë. Ka pasur akuza të shumta se pas këtij grupi qëndronte një famijar i Edi Ramës. Ermal Hoxha ka tentuar disa herë të lirohej nga burgu, por gjykatësit nuk kanë pranuar kërkesat e tij për shkak të frikës nga Donlad Lu. Sapo Lu u bë gati për të ikur, një gjykatës pranoi kërkesën për të liruar me kusht Ermal Hoxhën. Ende nuk ka një reagim nga Ambasa Amerikane dhe Bashkimi Evropian për këtë rast, por e sigurt është se njërzit e Perëndimit në Shqipëri po mbajnë gjithçka shënim dhe po analizojnë situatën.

Pas Elmal Hoxhës, Edi Rama po mbyll njërin sy për lrimin e një liste me kapo dhe anëtarë të bandave të drogës, gjobave dhe vrasjeve. Një pjesë e tyre ndihen se janë prerë në besë nga Rama, ndërsa ky i fundit e ka jetike bashkëpunimin me bandat, për të ruajtur pushtetin, duke u lënë dorë të lirë të vazhdojnë aktivitetin dhe duke i ndihmuar në pastrimin e parave të pista. Tashmë kapot e drogës, falë Edi Ramës, po bëjnë biznes të ligjshëm, duke fituar tendera dhe koncesione të firmosura nga ministrat dhe drejtorët e Ramës. Përmes kësaj skeme ata po pastrojnë një pjesë të parave të drogës, ndërsa një pjesë tetër i hedhin në zgjehdje.

Nga largimi i Donald Lu nuk po përfiton vetëm Edi Rama. Ilir Meta, i cilësuar nga ndërkombëtarët si babai i korrupsionit në Ballkan, bashkë me Monikën, vijojnë të largojnë qetësisht paratë e aferave jashtë vendit. Ata po shesin çdo vit aparamentet dhe vilat, ndërsa paratë po i mbajnë jashtë sistemit bankar, duke i larguar me valixhe jashtë vendit. Nga kjo situatë po përfiton edhe Lulzim Basha. Ky i fundit po ndjek rrugën e Ramës për të ardhur në pushtet. Me shpalljen e aleancës me Monika Kryemadhin, Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin, Basha po flirton nga jugu në veri me bandat që janë të pakënqaura me Edi Ramën./Pamfleti

Anti-Mafia lirime të tjera pas Ermal Hoxhës Rama nis lirimin e kapove  të drogës nga burgu pas largimit të Donald Lu