Aktualitet10 Shkurt 2019, 21:06

Rama nuk heq dorë nga uzurpimi bordeve universitare, 35 anëtarë do përzgjidhen e emërohen nga ministrja Shahini

Shkruar nga Pamfleti

Rama nuk heq dorë nga uzurpimi bordeve universitare, 35 anëtarë do përzgjidhen e emërohen nga ministrja Shahini

Në kulmin e protestës studentore, kryeministri deklaroi, se qeveria do shkarkojë nga bordet e Arsimit të Lartë, gjithë përfaqësuesit e qeverisë dhe se në bordet e reja, nuk do ketë asnjë anëtar të emëruar prej saj, mirëpo në VKM nr.782, datë 26.12.2018 dhe me Urdhrin 41, datë 24.01.2019 të ministres, po përsëritet e njëjta skemë manipulimi e komandimi

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka publikuar udhërin e saj, për të hapur procedurën e konkursit, për 35 anëtarë bordi, në 12 universiteteve shtetërore, me deklarimin, se ata do të zgjidhen me konkurs të hapur, pa asnjë ndërhyrje nga politika.

Përmbajtja e urdhërit të ministres Shahini, është kopje e ligjit të Arimit të Lartë, me të cilin, kryeministti Edi Rama, ka vendosur kontrollin dhe komandimin e plotë e të diktuar, mbi bordet universitare dhe vendim-marrjen e tyre.

Këtë lojë, e zbulon urdhëri i ministres Besa Shahini, ku nga njëra anë deklarohet konkurs i lirë dhe i hapur me kandidatë të pavarur, ndërsa nga ana tjetër, përcakton se përzgjedhja e kandidatëve, vlerësimi, shpallja e fituesve, mandatimi dhe emërimi i tyre, do bëhet nga Ministria e Arsimit (ministrja) dhe këta, do përfaqësojnë këtë minsitri në borde!

Çfarë ndyshimi, ka kjo praktikë e re, nga model i deritanishëm i përberjes së bordeve, ku 50-60% të anëtarëve të bordeve universitare, i cakton vetë Ministria e Arsimit, madje në 8 prej universiteteve, përfaaësuesit e qeverisë, janë shumicë votash dhe kanë kryetarin e bodit!

Thonë, që përgjedhja do bëhet me konkurs të hapur. Po atëherë, përse duhet mbyllur “rrethi” i konkursit, me kandiatë të seleksionuar, përzgjedhur e emëruar nga ministria, kur praktika e caktimit të anëtareve të bordeve, kështu është prej vitesh.

Prandaj plasi protesta e studentëve, sepse ata që janë subjekti i aktvitetit në Arsimin e Lartë nuk kanë asnjë përfaqësues në bordet universitare, paçka se janë financues të 75% të fondit të tyre, me tarifia e pagesa të tjera.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Madje, sipas VKM nr.782, datë 26.12.208, studentët kanë të drejtë të propozojnë nga 1 anëtar bordi me 3 kandidatura në çdo universitet,pork e kushtin absurd e spostues, që të mos jetë student e që emri, të përzgjidhet nga Minsitria e Arsimit, në bashkëverpim me rektorët.

Atëhërë, çfarë e drejte zgjedhjeje, ëshstë kjo dhe çfarë përfaqësimi, do kenë studentët në borde, kur nuk kanë asnjë anëtar student, për më tepër, që përfaqësuesin e tyre jo student, do ta përzgjedh  e caktojë qeveria!

Në kulmin e protestës studentore të dhjetorit 2018, kryeministri Rama, dekalroi se në bordet e universiteteve, nuk do ketë asnjë përfaqësues të qeverisë, mirëpo, ja sipas urdhërit të Ministres së Arsimit, Besa Shahini, në këto borde do ketë nga 3 përfaqësues të MAS, të përgjedhur me gjoja konkurs, kur dihet, që konkurset “Rama”, shpallin “fitues” vetëm familjarët, vartësit, shokët dhe shërbëtorët e shefave të pushtetit./Pamfleti/.

 

 

LEXONI-URDHRI-I-MINISTRES-SE-ARSIMIT-PER-BORDET-NE-UNIVERSITETE

Kryesore 35 anëtarë do përzgjidhen e emërohen nga ministrja Shahini Rama nuk heq dorë nga uzurpimi bordeve universitare