Rama nuk ka lejuar 4 herë, kontrollin e KLSH në kryeministri, tmerr nga “dosjet e zeza” miliardëshe të Agaç-ogiçit të tij

Rama nuk ka lejuar 4 herë, kontrollin e KLSH në kryeministri, tmerr nga “dosjet e zeza” miliardëshe të Agaç-ogiçit të tij

Frika e kontrollit, ka lidhje me 95 milionë euro korrupsion e vjedhje “CASH” dhe 1.4 miliardë euro, dëme ekonomike prej koncesioneve, rifinancim fiktiv projektesh në rrugë, arsim, mjekësi, gjyqe ndërkombëtare, shitje pasurish publike, për “këshillat” dhe avokatinë e çiftit (Toni) Blair etj., që firmosen nga sekser-sekretar Ëngjëll Agaçi dhe menaxhohen prej dyshes Fuga-Ahmetaj

Në takime, konferenca, në intervista e “FB”, kryeministri Rama, prej 8 vitesh në opozitë dhe prej 5 vitesh në pushtet, vazhdon ulërin për zbulimin, ndëshkimin dhe pastrimin e korrupsionit në administratë, mirëpo vepron ndryshe, kur flitet për korrupsionin dhe hajdutët në zyrat e kryeministrisë.



Një burim informacioni nga zyrat e Bujar Leksajt, bëri me dije se Edi Rama ka kundërshtuar e ndaluar disa herë KLSH, duke mos e lejuar të ushtrojë kontroll në kryeministri, për zabtimin e ligjshmërisë dhe veprimtarinë ekonomike-financiare qendrore, në administratën e Këshillit të Ministrave, që e drejton ai.

Sipas informacionit, në 5 vite pushtet të “rilindjes”, thuhet se shefi i qeverisë Edi Rama, ka refuzuar 4 herë kërkesën zyrtare të KLSH, për të ushtruar kontroll në kryeministri, duke hedhur në koshin e plehrave, njoftim-vendimet e kreut të KLSH, dërguar  paraprakisht sipas ligjit.

Refuzimi i Ramës, ka lidhje me “dosjen e zezë” ekonomike financiare, me xhunglën e strukturës së administratës, me performancën e ulët të vartësve të tij, nën nivelin e zyrtarëve të ish-komunave, me punësimet e bëra tepër, pa status nëpunësi civil e me diploma false dhe vendime e udhëzime qeverie, të hartuara e miratuara,  në kundërshtim të plotë me ligjin.

Sipas një raporti të Auditit të Brendshëm të kryeministrisë, bërë në muajin mars 2018 për aktivitetin e vitit 2017, të cilin Edi Rama e ka kyçur në “kasafortën e   sarajeve” të Surrelit, bëhet fjalë për 95 milionë euro korrupsion e vjedhje “Cash”, të firmosura me urdhër gojor e shkresor të Ramës, nga “Mon Kukaleshi”  Ëngjëll (djall) Agaçi, të cilin e përdor, si “ogiçin” e tij, për sekserizma e firma aktesh financiare, duke i dhënë dhe të drejën e komandimit të punonjësve e fondeve, të shërbimeve qeveritare dhe ministrive e drejtorive qendrore.

Sipas informacionit, Edi Rama po ndalon kontrollin e KLSH, mbasi ka frikë nga “mali” me vlerë 1.4 miliardë euro dëme ekonomike, shkaktuar prej koncesioneve antiligjore e fantazma në ekonomi dhe shërbime publike, nga të cilat, 540 milionë eruo janë falur vetëm në shëndetësi.

Frika e hapjes së letrave nga KLSH, ka lidhje me krimet ekonomike-fiannciare, që administrata e Këshillit të Minisrave, ka bërë me pagesat për “këshillat” dhe avokatinë e çiftit (Toni) Blair, me akordimin e fondeve të ndihmës shtetërore, 90% e të cilave, u janë dhënë si “qoka”, personave, familjeve e grupimeve partiakë të PS dhe drejtuesve të saj të lartë, nën maskën e trajtimit ekonomik, mjekësor jashtë e brenda shtetit, strehimit dhe bursave universitare.

Tmerri i Ramës nga kontrolli i KLSH, ka lidhje me miliarda lekë grande buxhet shteti, të adresuara tek klientë e shërbime “hije”, për projekte që nuk janë zbatuar, për gjyqe ndërkombëtare, shitje pasurish publike, riksontruksione të godinës e mjediseve të kryeministrisë, pritje-përcjellje delegacionesh, trajnime, 30% paga e 3 herë më tepër shpërblime mbi pagë e shumë zullume të tjera.

Në “kullën” kryeministrore, rezulton të jetë bërë batërdi korruptive me pasuritë dhe financat e shtetit, të cilat kryeministri po tenton t’i fshehë e zhduk ato, siç kanë bërë dhe parardhësit e tij Berisha, Nano, Meta, Majko e përsëri Berisha në këto 27 vite, duke mbrojtur vjedhjet e tyre e të njeri-tjetrit.

Në rastin konkret, Rama po përpiqet, të mbrojë e të shpëtoj sekser-sekretarin e tij Ëngjëll Agaçi, aventurierin e kryehajdutin kryeministror, që firmos çdo pazar, por  dhe dyshen Fuga-Ahmetaj, që menazhojnë aferat, të cilat janë konstatuar nga Auditi i Brendshëm e që mbahen të fshehta nga Rama, por që i disponojmë dhe do t’i publikojmë në vijimësi./Pamfleti

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.