Aktualitet15 Gusht 2019, 18:59

Rama nuk tërhiqet për Teatrin, publikon fjalën e aktores Konjari: Bëni më të mirën për teatrin

Shkruar nga Pamfleti
Rama nuk tërhiqet për Teatrin, publikon fjalën e aktores Konjari:

Kryejministri Rama vijon të gjejë figura dhe aktorë të ndryshëm të cilët të mbështesin idenë e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar. Ai nuk ka rreshtur gjatë gjithë ditëve të korrikut dhe gushtit postimet me fjalë aktorësh të cilat në jo pak raste janë nxjerrë nga konteksti.

Ditën e sotme Rama ka postuar përpos elozheve, që i ka kthyer në zakon, fjalën e Suela Konjarit e cil në fjalën thotë se komuniteti teatror duhet ta gjejë sa më shpejt gjuhën e përbashkët, por në asnjë moment në këtë fjalë të publikuar nga kryeministri nuk lexohet ndonjë sugjerim për godinë të re.

Postimi i Edi Ramës:

Suela Konjari i përket gjeneratës që doli në skenë në vitet e vështira të ndryshimit të sistemeve dhe spikati me rolet e saj përpara publikut të Teatrit Kombëtar. Në çështjen e shumëdebatuar të godinës së teatrit, ajo ndan të njëjtin opinion me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror

SUELA KONJARI:

Kur mbaron një shfaqje teatri, melodia e parë që vjen për aktorin në skenë janë duartrokitjet e publikut. Me këtë dua të them, ju ftoj të gjithëve, veten time të parën, ju dhe gjithë kolegët e mi, edhe specialistët, që t’i tejkalojnë bindjet partiake, teatri është mbi partitë. Shpresoj shumë dhe do të dëshiroja që të arrihet një gjuhë e përbashkët sepse çelësi sekret për t’i zgjidhur problemet në këtë botë kaq të ndërlikuar ku jetojmë, është thjesht dashuria, ta dëgjojmë dhe besojmë njëri-tjetrin. Teatri na jep mundësinë që ta duam njëri-tjetrin dhe ta besojmë. Shpresoj që të arrijmë më të mirën e mundshme.

Aktualitet