Politike 9 Tetor 2019, 09:29

Rama propagandë me projektet e Tahirit, rishet projektin e inaguruar në 2016-tën nga ish-ministri

Shkruar nga Pamfleti

Rama propagandë me projektet e Tahirit, rishet projektin e inaguruar nga ish-ministri të 2016-tës

Pafytyrsia përballë një populli i cili nuk po arrin që të shkojë më tepër se propaganda televizive që shfaqin politikanët shqiptarë po e merr në qafë këtë vend. Është kryeministri Rama i cili në një status në rrjetin e tij social ka prezantuar një projekt ‘të ri’, i cili është inaguruar vite më par ëish-ministri i brendshëm Tahiri.

Kryeministri Edi Rama rishet për herë të dytë projektet e qeverisë së tij, që tashmë janë vënë funksion vite më parë. Rama ka deklaruar se është në vënë në funksion salla e re operative e Komandimit në Policinë e Tiranës.

Por si qëndron e vërteta? 

Kjo sallë operative e cila bën koordinimin në kohë reale të Komisariateve me Policinë Rrugore në raste aksidentesh, me njësinë speciale në rast ngjarjesh kriminale, është vënë në punë më 19 korrik të 2016, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

Postimi i Ramës:

Në cilësinë e Zëvendësministres së Brendshme, Romina prezanton një nga shembujt më kuptimplotë se si teknologjia ka revolucionalizuar shërbimet publike, Qendrën e Komandimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Nga kjo sallë, menjëherë pas thirrjeve të qytetarëve në numrin unik 112, bëhet koordinimi në kohë reale i Komisariateve me Policinë Rrugore në raste aksidentesh, me njësinë speciale në rast ngjarjesh kriminale dhe po në kohë reale kryhet monitorimi përmes kamerave policore të trupit, si dhe reagohet ndaj njoftimeve në Komisariatin Dixhital. 

codramol
smile

Politike Rama propagandë me projektet e Tahirit rishet projektin e inaguruar nga ish-ministri të 2016-tës