Rama reagon sërish për ceremoninë në Bularat: S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit

Rama reagon sërish për ceremoninë në Bularat: S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar  sërish ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë tha se po sulmohet jo vetëm nga mediat greke, por edhe nga ato shqiptare, duke shtuar se kjo gjë nuk i bën aspak përshtypje.

“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë, paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit”, shkruan Rama në rrjetin social.

Për Ramën, ata shtetas grekë të cilët iu qasën të ndjerit duke e parë si hero, e ceremonisë së varrimit me thirrje nacionaliste, kanë fyer në rradhë të parë flamurin e vet.

“Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende. Dhe zotrote mos e perdor termin ‘greku’, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone “shqiptari”! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane ‘greku’, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise.

E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk ‘flliqet’ nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet”, u shpreh Rama një ditë më parë.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti