Kreu i PD Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka rritur çmimin e enrgjisë elektrike për qytetarët. Sipas Bashës, Rama jo vetëm gënjeu që nuk e uli çmimin, por vetëm e ka rritur atë.
Përmes një video, PD sjell deklaratat e disa qytetarëve që shprehen se fatura e energjisë elekttrike është e papërballueshme.
“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan Lulzim Basha dhe ndan video-mesazhin me mendiet e disa qytetarëve.
Videon e gjeni në linkun e mëposhtëm
https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/849898552460882