Aktualitet23 Gusht 2019, 20:31

Rama sërish huq për TK, artistja kosovare e turpëron në FB: Kryeministër po keqkuptoheni! Kjo fjalë e imja nuk është pë

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Edi Rama ka publikuar më herët gjatë pasdites mesazhin e aktores dhe regjizores së njohur nga Kosova, Ilire Vincas e cila shprehet që është pro ndërtimit të një Teatri të ri.

“Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!” – citonte Rama artisten nga Kosova.

Megjithatë, ky nuk është rasti i parë ku Rama del bllof me kësilloj postimesh. Ilire Vinca e ka turpëruar me komentin e saj pikërisht tek postimi ku e citonte kryeministrin duke shkruar: I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit!

Një situatë e tillë është krijuar me disa aktorë e regjisorë të tjerë në të shkuarën ku mund të përmendim, Rajmonda Bulkun, Bujar Asqeriun e Marjana Kondin.

Postimi i Ramës:


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Komenti i artistes:

Aktualitet