Politike13 Gusht 2019, 15:52

Rama “shet” hapur Valdrinin e Shkodrës: Pjetri i ka rrugët e ndara me PS, nuk marr kostot individuale të askujt

Shkruar nga Pamfleti
Rama “shet” hapur Valdrinin e Shkodrës: Pjetri i ka rrugët

Vetëm pak më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet që vërtetonin se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave të Partisë Demokratike drejtuar kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetrin.

Rama duket se ka larë duart përfundimisht me kryebashkiakun Pjetri dhe ka theksuar se dhe vëlla ta ketë nuk do lejojë që marrë përsipër kostot individuale të askujt dhe nuk do të lejojë t’i marrë as PS. Sipas kryeministrit rruga e Pjetrit me socialistët është e ndarë derisa të dalë e vërteta.

“Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!” – shkruan Rama në Twitter.

vijon..

Politike