Politike14 Prill 2019, 15:05

“Rama s’ka moral të burgosë popullin”! Bardhi shpërthen në akuza pas vendimit të policisë: Askush nuk na

Shkruar nga Pamfleti
“Rama s’ka moral të burgosë popullin”! Bardhi

"Rama s'ka moral të burgosë popullin"! Bardhi shpërthen në akuza pas vendimit të policisë: Askush nuk na ndal dot!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi sot akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë një “kufomë politike”.

Në një dalje për mediat, Bardhi tha se Rama “e ka blerë pushtetin me paratë e krimit dhe se s’ka moral të burgosë popullin”.

“Askush nuk mund ta ndalë popullin. Rama e ka blerë pushtetin me paratë e krimit. Ai nuk ka as moral e as forcë të burgosë popullin e bashkuar. Beteja jonë është për Shqipërisë si gjithë Europa, askush nuk mund të na ndalë dot. Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës.

Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë”, deklaroi Bardhi nga selia e PD.

Politike Gazmend Bardhi Protesta e opozitës