Rama sulmon ekstremistët grekë, por del pro Greqisë: Ka strehuar shumë shqiptarë, ishte një segment i mjerë

Rama asulmon ekstremistët grekë, por del pro Greqisë: Ka strehuar shumë shqiptarë, ishte një segment i mjerë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht për ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, ku ekstremistët grekë provokuan me shprehje anti-shqiptare, gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas.

Në emisionin ‘Real Story’, Rama është shprehur se ekstremistët që erdhën në Bularat nuk përfaqësojnë Greqinë dhe as minoritetin që jeton në Shqipëri, por janë një segment i mjerë i politikës greke. Kryeministri theksoi se ekstremistët grekë turpëruan flamurin e tyre dhe përdhosën edhe vetë të vdekurin.

“Refuzoj dhe i bëj ftesë të gjithëve të refuzojnë shprehjen ‘na erdhi greku’. Nuk është ky populli grek, as Greqia dhe as minoriteti. Ky është një segment i mjerë i politikës greke, populli grek s’ka qenë dhe s’do jetë kurrë armiku ynë.

Greqia është vendi ku shqiptarët kanë gjetur strehë. Por edhe Greqia taksirat ka gomerët dhe derrat e vet. Erdhën, turpëruan flamurin e tyre dhe ikën, duke lënë pas një shfaqje groteske, duke përdhosur edhe vetë personin që kishte vdekur”, deklaroi Rama.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti