Aktualitet 9 Janar 2019, 11:37

Rama sulmon sërish Mynyr Konin: Po bën rolin e nondajës, ka frikë nga llogaridhënia

Shkruar nga Pamfleti
Rama sulmon sërish Mynyr Konin: Po bën rolin e nondajës, ka

Rama sulmon sërish Mynyr Konin: Po bën rolin e nondajës, ka frikë nga llogaridhënia

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza sot gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku fokusin kryesor e zunë studentët. Duke sqaruar edhe njëherë përgjysmimin e tarifës së shkollimit në universitetet publike, Rama shënjestroi pedagogët, teksa tha se një pjesë e tyre preferojnë të rrinë nëpër kafene.

Rama nuk kurseu as Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, duke thënë se i druhet llogaridhënes dhe bën rolin e nondajës.

“Edhe bufat e liqenit artificial e kanë marrë vesh këtë gjë. Ka edhe pedagogë që preferojnë t’i lënë studentët rrugëve sepse duan të rrinë kafeneve por ka edhe nga ata si Rektori i Universitetit të Tiranës  që i ndruhen llogaridhënies dhe që zgjedhin të bëjnë rolin e nondajës”, tha Rama.

Aktualitet Edi Rama Mynyr Koni studentët