Politike16 Tetor 2019, 19:28

Rama takim me Tusk në Bruksel: Presidenti i KE-së, një nga zërat më të fortë për “PO”-në e negociatave

Shkruar nga Pamfleti
Rama takim me Tusk në Bruksel: Presidenti i KE-së, një nga

Pasditen e djeshme u zhvillua takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku nuk u arrit dakordësimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në fund të takimit, Johannes Hahn tha se 25 vende janë shprehur pro hapjes së negociatave të të dy vendeve, ndërsa nuk janë bindur ende tri vende të tjera duke mos lënë shumë shpresë.

E megjithatë Hahn nuk tregoi as dorëzim. Ai theksoi pasditen e sotme në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut se do të luftojë deri në momentin e fundit që të premten për Shqipërinë e Maqedoninë të ketë festë.

Për të vijuar lobimet pro çeljes së negociatave, në Bruksel ka mbërritur dhe kryeministri Edi Rama i cili takimin e parë e ka bërë me Presidentin e KE-së, Tusk.

Bruksel – Me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” – shkruan Rama në Facebook.  /Pamfleti

Politike