Kryeministri Rama njoftoi të martën se çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë do zgjidhet nga drejtësia ndërkombëtare.
Duke ironizuar protestuesit jashtë paralmentit, me fjalët ‘më vjen keq për patriotët e detit do të zhgënjehen”, Rama dha lajmin e zgjidhjes së çështjes së kufijëve të deiti Jon.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendian, Rama deklaroi:
“Të gjithë i kanë veshët e hapur për të dëgjuar për pushtimin që Greqia do t’i bëjë detit, por do të zhgenjeheni sepse nuk ka pushtim.
Kemi rënë dakord që Greqia dhe Shqipqëria do t’i drejtohen drejtesisë ndërkombëtare për të zgjidhur marrëveshjen e detit.”
“Nuk shohim në asnjë çështje pamundësi zgjidhjeje, por nuk do të ketë asnjë pushti, më vjen keq patriotët do të zhgënjehen, kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare, drejtësisë ndërkombëtarë për të vendosur pikat mbi i në bazë të ekskpertizës në bazë të të drejtës ndërkombëtare të detit.”, u shpreh Rama ndërsa ministri grek Nikos Dendias nuk ka mbajtur dot të qeshurën.