Aktualitet 5 Dhjetor 2018, 17:25

Rama tha, se “kungullesha” Nikolla nuk është UFO, por “Master”-in e ka marrë në universitetin “UFO”

Shkruar nga Pamfleti

Rama tha, se “kungullesha” Nikolla nuk është UFO, por “Master”-in e ka marrë në universitetin “UFO”

Bursën 4 mijë USD, nga taksat e shqiptarëve, për studime në këtë Universitet, ia ka dhënë qeveria “Berisha” në shtator 2008, meqë ministja Nikolla, është mikeshë familjare e Argitës

Pas protestës së ashpër e masive të studentëve, të cilët po kërkojnë heqjen e gjobës për kreditet dhe pagesën e tarifës vjetore me këste, ka dalë në skenë “aktori” i bejteve, kryeministri Edi Rama, me dëshirën e mirë për të shpëtuar nga sikleti, ministren Nikolla.

Edhe këtë herë, kryeministri e ka “gjizosur” akoma më keq fjalimin e tij, aq sa në vend të denigronte, të thyente e zmbrapste studentët, ka diskretituar e fyer publikisht, “kungulleshën” e tij Lindita Nikolla,

Rama e ka nisur bejten e tij kundër protestës së studentëve, me fjalinë: “Me falni po e para ministrja s’është as pa shkollë, as me UFO, ndryshe nga çfarë ju, mund të keni mësuar nëpër kazanët mediatikë”

Mirëpo, kryeministri Rama me “një barrë shkollë e dijetar” për çdo lloj shkence, paska harruar, se ministrja me diplomë universitare me notë mesatare 5.2 dhe pa asnjë kualifikim minimal, as si mësuese matematike e nivelit 9-vjeçar, ka kryer studimet “Master”, tek universiteti “UFO” dhe për turp, të kësaj qeverie me ministra e drejtorë “dru me pre”, është e vetmja ministre Arsimi në Rajon e në Europë, pa titull shkencor, madje pa asnjë studim e botim, në fushën e arsimit.  

 

Deklarata e ministres Lindita Nikolla (kungullesha), që pranon “Masterin” e marrë tek “UFO”

“Këto ditë po flitet në lidhje me një të dhënë që kam deklaruar në “CV” time, për diplomë “Master për Administrim Publik”. Është plotësisht e vërtetë, që në vitin 2008 kam ndjekur një kurs të veçantë “Master” në Universitetin “UFO”, të ofruar nga ky universitet, në bashkëpunim financimi, me qeverinë e kohës”./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore por “Master”-in e ka marrë në universitetin “UFO” Rama tha se “kungullesha” Nikolla nuk është UFO