Aktualitet21 Tetor 2018, 18:02

Rama u tregoi gishtin e mesit për lojërat e fatit, “ushtria” e tyre, njofton protestë në mes të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Rama u tregoi gishtin e mesit për lojërat e fatit,

Nuk mbushi as vitin në detyrë dhe mendohet, se mund të qëndroj 5 vjet në qeli, për korrupsion, gjatë ushtrimit të detyrës. Kështu i ka ndodhur sot, ish-deputetit socialist Arben Çuko, i cili u emërua direkt nga kryeministri Rama, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, por pas 11 muajsh, ai u zëvendësua nga ish-zv/ministri Brendshëm Stefan Çipa. Sipas njoftimit, Çuko është thirrur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për “ca sqarime pune”, ku edhe është prangosur, për të vijuar procedurat e hetimit, në izolim. Prangosja e tij është bërë, në ezkekutim të urdhër arrestit të lëshuar të Gjykatës së Krimeve të Rënda, arrestim që po përsëriot historiën e disa drejtuesve të burgjeve, në rastin konkret, Çuko, ka “zënë” vendin e ish-drejtorit Zoto, të liruar nga Ilir Meta

Shoqata e Basteve Sportive do fillojë reagimin, me grumbullim të punonjesve e pronarëve, para Kuvendit

Kryeministri deklaroi, se  natën e Vitit të Ri me 31 dhjetor, do mbyll gjithë lojërat e basteve elektronike, duke  lejuar vetëm kompaninë e vëllait të tij, të cilën e ka si biznes në ortakëri, me Vangjush Dakon, Arben Ametajn, Gaz Demin, Aqif Rakipin, Besnik Sulën dhe tre turko-qipriotë, të cilët kontrollojnë 16 kompani offshore në Europë e Azi, një prej të cilave, punon për fshehjen dhe pastrimin e miliardave, të qeveritarëve, politikanëve, bandave kriminale dhe bizneseve të pista shqiptare.

Kundër këtij vendi, qysh ditën e parë, ka dalë Shoqata e Basteve Sportive, duke kërkuar anulimin e këtij projektligji, por kryeministri ka deklaruar vendosmëri, për ta bërë ligj.

Të gjendur përballë këmbënguljes së kryeministrit, Shoqata e Basteve Elektronike, paska vendosur të vijojë reagimin e saj, me protestë publike, përballë institucioneve të shtetit.

Ditën e dielë, në Tiranë është shpërndarë një njoftim-thirrje e kësaj shoqate, drejtuar gjithë punonjësve të pikave të basteve, që humbasin punën dhe familjarëve të tyre e bizneseve të tjerë, për mbështetje solidare, që ditën e martë ora 10.00, të mblidhen para selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

 

Ja thirrja për protestë

 

NJOFTIM

Punonjës! Bashkëpunëtor! Pronarë! Qeradhenës dhe biznese mbështetëse!

Ditën e Martë, ora 10:00, PROTESTË pranë zyrave të KUVENDIT përballë kryeministrisë.

Mijëra njerëz pa punë, pa ju dhënë asnje lloj shansi, apo kohë!

TE NDRYSHOHET PROJEKTLIGJI QE NA HEDH NE RRUGE!

Familjet, shoqëria e miqësia, kushdo që ndan me ju këtë shqetësim:

O reagojmë të martën ora 10:00, ose pranojmë gishtin e mesit të Edi Ramës!

Aktualitet “ushtria” e tyre njofton protestë në mes të Tiranës Rama u tregoi gishtin e mesit për lojërat e fatit