Anti-Mafia16 Shtator 2019, 12:29

Rama viziton vetëm shkollat ku arrin kamera, në Lurë fëmijët mësojnë në një ndërtesë të rrënuar

Shkruar nga Pamfleti

Rama viziton vetëm shkollat ku arrin kamera, në Lurë fëmijët mësojnë në një ndërtesë të rrënuar

Ndërtesa ku do të mësojnë fëmijët në vendlindjen e ish nënkryetarit të qeverisë së Vlorës, Dom Nikoll Kaçorri, është gjysmë e shembur, ndërsa kryeministri ‘pozon’ në Tiranë. Priftit patriot do t’i luanin eshtrat nga vendi po të shihte këtë shkollë, e cila rrezikon të shkaktojë ndonjë tragjedi, teksa dimri atje është i ashpër. Shkolla të tilla në mjerim ka në të gjithë vendin, të cilat në verë përdoren për bagëtitë, ndërsa në dimër për fëmijët. Ndërsa fëmijët e politikanëve shkollohen jashtë vendit, duke shpenzuar mijëra euro nga taksat tona

Dita e parë e shkollës për arësimin parashkollor dhe të mesën ka startuar sot. Për fëmijët është një ditë me të vërtetë e lumtur.

Teksa i sheh në rrugë, apo në lëvizje me mjetet e shkollës e të prindërve të tyre, të “armatosur” mirë me çantat që pritet të mbushen me libra dhe me lule në dorë për mësuesit, të krijohet një ndjesi me të vërtetë drithëruese.

Paralel me fëmijët, por që nxitojnë akoma më shumë janë përfaqësuesit e politikës, duke filluar nga kryeministri dhe hierakët e tjerë qeveritarë e deri tek kreu i opozitës dhe kreu i shtetit.

Politika ka rastin për të bërë “qokën” e radhës, njëra palë për t’u mburrur me sukseset që ka arritur arsimi nën qeverisjen e tyre, të tjerët që premtojnë se në të ardhmen do të arrihen majat.

E përbashkëta e të gjithë politikës është se fëmijët e tyre mësojnë në shkolla private jashtë vendit, me pagesa mijëra euro në vit, të gjitha para të vjedhura nga arka e shtetit dhe nga taksapaguesit shqiptar.

Dhe teksa sheh kreun e qeverisë, kreun e Kuvendit, kreun e shtetit, kreun e opozitës, ministrat dhe krerët e bashkive me në krye Erion Veliajn, që pozojnë për kamerat në Tiranë, apo në qendrat kryesore të vendit, nuk ka si të mos shkojë mendja tek shkollat në fshat apo zonat e thella.

Duke qënë jashtë kamerave, jashtë vëmendjes së mediave, kanë qënë dhe janë jashtë vëmendjes së qeverisë, e për pasojë, dita e parë e shkollës për fëmijët e këtyre fshatrave zymtohet dhe zvetënohet përballë ndërtesave gjysmë të shembura të shkollave.

Për ilustrim po publikojmë ndërtesën e një shkolle në Lurë, në Lurën e ish nënkryetarit të parë të qeverisë shqiptare të Vlorës, Dom Nikoll Kaçorrit, e cila është e rrënuar dhe rrezikon të shkaktojë ndonjë tragjedi njerëzore.

Duket sikur nuk është vendosur asnjë tullë apo suva që nga koha e qeverisë së parë shqiptare të Ismail Bej Vlorës, pamja e të cilës bën që dom Nikollë Kaçorrit ti “luajnë” eshtrat vendit, aty ku prehet pas kthimit të tyre nga Austria.

Për më tepër që në këtë zonë me destinacion të theksuar turistik të njohur jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë vendit, një shkollë e re do të ishte brenda kompleksit të asaj bukurie natyrore që ka mbetur pa u dëmtuar nga dora e njeriut.

Edi Rama, përpara se të pozojë për kamerat në Tiranë, duhet që të investojë për këtë shkollë që është duke u shembur në Lurë dhe për të gjithë shkollat e tjera në zonat e thella në vend, të cilat verës shërbejnë dhe vend për bagëtitë, ndërsa në dimër për fëmijët.

Për më tepër, që duke pasur parasysh dimrin që bën në këto zona, shkalla e rrezikut për t’u shembur nga bora dhe pjesa që ka mbetur është shumë e lartë./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia në Lurë fëmijët mësojnë në një ndërtesë të rrënuar Rama viziton vetëm shkollat ku arrin kamera