Rama-Xhafaj ia befin tek Meta, mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin Xhafaj po zhvillojnë një takim me Ilir Metën në Presidencë. Takimi vjen pas konsultës 45 minutëshe të Ramës dhe Xhafajt në kryeministri.

Takimi zhvillohet në kuadër të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Mësohet se e pranishme është edhe kryeprokurorja Arta Marku. Ky takim zhvillohet pak para konferencë së paralajmëruar nga Xhafa në orën 18:30.

Zhvillimet vijnë dy ditë pas përgjimit ambiental të vëllait të ministrit Agron Xhafaj. Në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se Xhafaj do të qëndrojë në detyrë, teksa e quajti çështjen e vëllait të tij si një mashtrim me synim destabilizimin.