Anti-Mafia21 Gusht 2019, 20:33

Ramën e Doshin, i pajtoi Ymer Lala, babai i deputetes së Dibrës; kanë qenë shokë  burgu

Shkruar nga Pamfleti

Ramën e Doshin, i pajtoi Ymer Lala, babai i deputetes së Dibrës; kanë qenë shokë  burgu

Kryeministri ka aneksuar veriun e Shqipërisë, si “republikë autonome” për bandat e krimit të zonave përkatëse të lidhura me njera-tjetrën, duke caktuar Tom Doshin, drejtues politik e qeverisës në Qarkun-Shkodër; Safet Gjicin në Qarkun Kukës, Bert Agon e Ymer Lalën në Dibër, Agron Malajn në Burrel; Artur Bardhin dhe Majlinda Carën në Kurbin-Milot; Rrahman, Rexhep e Ramazan Rrajën në Fushë Krujë-Krujë; Agim Kajmakun Vorë-Rinas, ndërsa në Kamëz-Paskuqan, në vend të Dr. Xhelal Mziut (shamikuqja), bashkinë ia ka dhënë “kasapit” Rakip Suli dhe grabitësit me armë, tafikantit të drogës e përdhunusit Eronit Lama, për të cilin do publikojmë fakte të lidhjeve të tij të zeza, me familjarë të kryebashkiakut Suli

 Nga hasmëria ekstreme para 4 vitesh, kur pula-rritësi Tom Doshi, kërcënoi në parlament piktorin Edi Rama, me “përdredhje qafe si të zogut”; mes tyre si me magji, prej mëse 2 vitesh, ka lindur e është fuqizuar, një dashuri aq e fortë, sa kryeministri Rama i ka dhuruar pushtet politik në PS e qeverisës, si dhe blerjen e 30% të ilaçeve të rimbursueshme e përdorimit të përditshëm në spitale, që Toma prodhon te ish-“Profarma”.

Se si lindi kjo dashuri, mes piktorit Rama dhe juristit Doshi; këtë “histori mavi” e ka rrëfyer Ulsi Manja, në një “drekë konfidenciale” me disa familjarë e të afërm të tij, ish-zyrtarë të vjetër të PD në Dibër, të mbledhur për të festuar detyrën e re të Dionis Ymerit, si Kryetar Bashkie i Peshkopisë.

Pas deklaratës së Tom Doshit, bërë në datën 26 shkurt 2015 në oborrin e parlamentit, se: – “Duke nisur nga sot, do ta shkulë Edi Ramën nga kolltuku i pushtetit dhe do ta shkri si person e si racë”;  kryeministri Edi Rama u tmerrua e u bë lypësi i pajtimit dhe lidhjes në shoqëri, me “trimin” Tom.

Pas më tepër se 1 vit negociatash me “ndërmjetës gjaku” Ulsi Manjën; u zbulua personi që mund të bëhej dhe pranoi të bëhej, “dorëzanë” për pajtimin e armiqëve Rama-Doshi.

Personazhi i mirënjohur i përgjimeve të Dibrës, në pazaret e votave për PS; babai i deputetes Reme Lala.

Bëhet fjalë, për biznesmenin misterioz Ymer Lala; të cilit, Edi Rama i kërkoi “qetësimin” e Tom Doshit dhe lidhjen në miqësi “punësh” me të, duke i ofruar mundësi përfitimesh me bizneset e ilaçeve, me punë të pista (kanabisi) dhe garanci të tjera nga pushteti, drejtësia e policia; ndërkohë që oferta të tilla, i bëri edhe “dorëzanit” Ymer Lala.

Ndërmjetësuesi Manja nuk kishte gabuar “shënjestër”, mbasi Ymer Lala e kishte “vëlla” prej 30 vitesh Tom Doshin, njohur gjatë kohës kur të dy ishin ushtarë në një repart në Shijak e më pas, të dy bashkë “trima” vjedhjesh, rrahjesh e shokë burgu, pas përleshjes që bënë me thika në Durrës, kur Toma u dënua me 6 muaj burg, ndërsa Ymeri me 5 vjet.

Juristi Tom Doshi, pranoi menjëherë kërkesën e Ymerit, për t’u pajtuar me piktorin Edi Rama, mbasi sipas rrëfimit të Ulsi Manjës, që ka qenë në “drekën e pajtimit”; por vërtetuar dhe në Vendimin Nr. 18, datë 25.05.1990 të Gjykatës Durrës, Toma i detyrohet Ymer Lalës, me “nderin”, që Ymeri mori përsipër gjithë fajin dhe bëri 5 vite burg, të cilët duhej t’i kishte bërë Toma.

Nëse para 30 vitesh, Tomën e shpëtoi nga burgui i gjatë Ymeri Lala, prej mëse dy vitesh po e shpëton Edi Rama, siç Ilir Meta, u bë ‘dorëzanë” tek Sali Berisha; dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën, për 134 dosjet e korrupsionit me fondet, trojet dhe lejet e ndërtimit në bashki; hetuar nga Komsioni “Olldashi./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia babai i deputetes së Dibrës i pajtoi Ymer Lala kanë qenë shok  burgu Ramën e Doshin