Aktualitet22 Gusht 2019, 13:21

Ramës i dalin “djajtë” nga shishja, një kryebashkiak tjetër i arrestuar për krime

Shkruar nga Pamfleti

Ramës i dalin “djajtë” nga shishja, një kryebashkiak tjetër i arrestuar për krime

Kryeministrit gjithnjë  i ka zënë “dora” kriminelë. I është imponuar PS-së me njerëz të tillë si Rakip Suli, Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku, Artur Roshi, Dionis Imeraj, Agron Malaj, Haxhi Memolla, Ervin Demo dhe një sërë kryebashkiakësh në të gjithë vendin

Kapja e bashkive nga njerëzit e inkriminuar s’është një precedent i lokalizuar dhe që ka përfshirë vetëm Shkodrën, çka detyroi Valdrin Pjetrin të hiqte dorë nga mandati.

Në “zinxhirin” e njerëzve të krimit të thirrur nga Rama për të drejtuar bashkitë pas 30 qershorit është shfaqur së fundmi dhe Agim Kajmaku, kryebashkiaku i Vorës.

Ai akuzohet se ka qenë i arrestuar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke, një arësye kjo për të lënë drejtimin e bashkisë Vorë.

Opozita në mënyrë zyrtare i është drejtuar Prokurorisë që të verifikojë figurën e tij dhe të hetojë seriozisht nëse Kajmaku ka shkelur ligjin e dekriminalizimit dhe është subjekt i tij, apo jo.

Pavarësisht reagimit të kreut të bashkisë së Vorës se është i pastër, ajo që mbetet për t’u evidentuar është rritja e frikshme e njerëzve të inkriminuar të PS në krye të njësive vendore.

“Kontributi” i Ramës është i madh, pasi në mënyrë periodike, dhe kur s’ka qënë i detyruar, si në rastin e zgjedhjeve pa garë më 30 qershor, “dora” i ka zënë gjithnjë kriminelë për t’i kandiduar.

Mbushja e administratës dhe e qeverisjes vendore me trafikantë droge e prostitutash dhe njerëz të krimit është një vepër tërësisht e kreut të qeverisë, pasi në të gjitha rastet nuk është pyetur PS.

Zbardhja e debatit në Këshillin bashkiak të Shkodrës mes këshilltarëve socialistë, të cilët e cilësojnë Ramën një turp për PS, tregon qartë skemën se si zgjidhen me urdhër drejtuesit prej tij.

Kështu janë imponuar Rakip Suli në Kamzë, Valdrin Pjetri në Shkodër, Agim Kajmaku në Vorë, Artur Roshi në Krujë, Dionis Imeraj në Dibër, Agron Malaj në Mat, Haxhi Memolla në Rrogozhinë, Ervin Demo në Berat dhe një sërë kryebashkiakësh të tjerë.

Por asgjë nuk mbetet në errësirë, pasi faktet po zbardhen një nga një, duke nxjerrë “djajtë” e Ramës nga shishja dhe duke i rrëzuar rast pas rasti nga drejtimi i bashkive të pas 30 qershorit.

Ndërkohë që vetë kryeministri është kthyer në një rrezik kombëtar, me zgjedhjet e tij nga radhët e miqve e shokëve në krye të punëve, për të marrë në dorë menaxhimin e parave të qytetarëve./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore një kryebashkiak tjetër i arrestuar për krime Ramës i dalin “djajtë” nga shishja