Ramos: Do të jemi sërisht triumfatorë. Duam titullin e tretë rradhazi

Ramos: Do të jemi sërisht triumfatorë

“Real do të jetë në finale kundër Liverpool në Kiev. Do të fitojmë për herë të tretë radhazi titullin e Europës”, shprehet Ramos.

Ai thotë se finalja e Ligës së Kampionëve i ofron edhe një tjetër mundësi Real Madridit për të treguar se ata mbeten “mbretërit e Europës”.

 

 

Madridi takohet me Liverpoolin në Kiev më 26 maj, duke kërkuar fitoren e tretë rresht në këtë garë, pas vitit të kaluar kundër  Juventusit në Cardiff.

Ramos është lideri dhe kapiteni i ekipit, prandaj këto fjalë i kanë dhënë zemër tifozërisë së Realit anembanë globit.

Ai është një idhull në Madrid.