Sport13 Shtator 2019, 12:53

Rashford sulmon Mourinhon: Solskjaer na kupton, ka qenë vetë futbollist

Shkruar nga Pamfleti
Rashford sulmon Mourinhon: Solskjaer na kupton, ka qenë vetë

Markus Rashford duket se i ka dhënë shpjegim problemeve të një pjese të madhe të futbollistëve të Junajtid me ish-trajnerin Murinjo. Me portugezin grupi u përça teksa lojtarë si Pogba, Lukaku, ishin kundër taktikave dhe ideve të luzitanit. E kundërta ndodh me Solskjaer, i cili i kupton më shumë lojtarët dhe për Rashford kjo është normale pasi ai ka luajtur vetë futboll, jo si Murinjo.

“Solskjaer është shumë i ndryshëm nga Murinjo. Ai i kupton më shumë futbollistët, edhe jashtë fushe. Por, kjo është diçka e pritshëm pasi ai ka qenë vetë futbollist.  Murinjo sigurisht që është një top menaxher, dhe ka një mënyrë të tijën për t’i kuptuar njerëzit.

“Por, për mua kur një trajner ka qenë futbollist, ata e kanë bërë këtë mënyrë jetese dhe mund të jenë më shumë kuptues. Të gjithë kemi besim te trajneri. Ndoshta, ende nuk po i përgjigjemi siç duhet por taktikat dhe stërvitjet e tij kane qenë fenomenale. Ai duhet mbështetur, nuk na duhet një tjetër rotacion”, u shpreh Rashford.

Sport Jose Mourinho Ole Gunnar Solskjaer