Rasti i fundit zgjeron hendekun Meta-SHBA, raportet e inteligjencës “nxijnë” Presidentin

Meta-SHBA

Përkrahja amerikane për element të politikës shqiptare vijon edhe pas largimit të ambasadorit Donald Lu. Pra duket se suporti edhe për Edi Ramën nuk ka qenë preferencë individuale e ish-kryediplomatit, por një politikë sistematike e konsoliduar.

Jo vetem në fushën diplomatike, por dhe drejtues të rëndësishëm të institucioneve të rëndësishme ligjvënëse e atyre të inteligjencës kanë ndërtuar me kryeministrin raporte shumë të aferta. E kundërta ndodh me presidentin Meta, i cili është mjaft i përfolur dhe i pabesueshëm në rrethet e larta të SHBA-ve. Me rrugë që vetëm Meta di ti shkelë ka siguruar disa ftesa aspak të rëndësishme në Washington, thjesht për të krijuar perceptimin se raportet e tij me superfuqinë e globit janë përmirësim.

Por e vërteta është se këto raporte janë në limitet e skajshme të përkeqësimit. Rasti i fundit është dhe përzgjedhja e kryetarit të ri të KLSH –së, ku ai nuk ka preferuar ti qaset dëshirës amerikane, ndonëse kishte premtuar. Natyrisht jo hapur është zgjeruar hendeku Meta-SHBA. Por kryesorja dhe kryefjala në këto raporte është përfolja e Ilir Metës për korrupsion dhe lidhje të papërshtatshme njerëz të botës së krimit./Pamfleti

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti