Anti-Mafia 1 Tetor 2018, 17:13

Reagon BE/ Bashkim Ulaj ka 12 HEC-e në Valbonë, anulohen 9 prej tyre, 3 po mbrohen nga Edi Rama, megjithëse pa leje ndërtimi

Shkruar nga Pamfleti

Reagon BE/ Bashkim Ulaj ka 12 HEC-e në Valbonë, anulohen 9 prej tyre, 3 po mbrohen nga Edi Rama, megjithëse pa leje ndërtimi

Diplomacia ndërkombëtare dhe strukturat drejtuese të BE i kanë kërkuar e po vazhdojnë t’i kërkojnë qeverisë shqiptare dhe personalisht kryeministrit që të ndalojë dhe anulojë të gjithë “çibanët”, që po vazhdojnë të ndërtohen në Valbonë, Përmet, Librazhd, Korçë, Burrel, Dibër, Kukës, Vlorë e kudo, mbasi nuk ndihmojnë, por shkatërrojnë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Më në fund, ka reaguar Bashkimi Evropian, jo me parulla e citate, por me një raport hetimor, lidhur me HEC-et në Valbonë e në disa zona të tjera, ku vendin kryesor e zënë HEC-et, që po ndërtohen në mënyrë banditeske nga mafiozi tropojan-vuthajno-amerikan, Bashkim Ulaj, ose “aligatori” që kundrejt ryshfeteve dhe lidhjeve familjare e të interesave të grupeve mafioze serbo-ruse, po gëlltit koncesione të shumta në Shqipëri, madje dhe gatime ushqimore e shitje lapsash, për zyrën presidenciale dhe kryeministrore.

Sipas raportit hetimor, të organizuar nga BE, rezulton se Bashkim Ulaj, nën logon e firmës “Gener-2”, po i ndërton HEC-et mbi lumin Valbona në Dragobi e Çerem, pa asnjë dokument ligjor shtetëror, pa lejen e komunitetit dhe pa lejen e pushtetit lokal, por vetëm me një copë letër, të dhënë 9 vite më parë, nga ish-pushteti “Berisha”, të njohur në heshtje edhe nga pushteti pasardhës “Rama”.

“PAMFLETI” ka mbështetur të drejtën dhe interesin e komunitetit në Luginën e Valbonës, duke denoncuar me fakte, madje me letër publike të banorëve të Dragobisë, drejtuar Ambasadës së SHBA në Tiranë, pas të cilës, redaksia e gazetës dhe botuesi i saj janë kërcënëuar për të “mbyllur gojën” nga kamikazët e paguar të mafiozit Bashkim Ulaj, i cili po vepron në Shqipëri, nën logon e shtetit dhe biznesit amerikan.

Edhe nëse e mbyllim gojën NE (gjë që nuk do ndodhë kurrë), nuk e mbylli gojën as BE, e cila, në raportin e saj është në një “gjuhë” me “PAMFLETI-n”, që po lufton për të ndalur krimin e firmës mafioze “Gener-2” në Valbonë, nëpërmjet korrupsionit me pushtetet Berisha e Rama.

Ja dosja e plotë e përgatitur nga grupi studimor për dhunën mbi komunitetin dhe masakrën e tropojano-amerikanit Bashkim Ulaj, që po shkatërron burimet jetike, turizmin, mjedisin dhe infrastrukturën, në 45 qendra të banuara të Shqipërisë/Pamfleti

PËRSHKRIM: Në janar 2016, organizata Toka zbulon rreth zhvillimit të një hidrocentrali në Parkun Kombëtar të Valbonës. Pas disa kërkimeve dhe pyetjeve, organizata dhe banorët vendas mësojnë rreth planeve për fillimin e punimeve për ndërtimin e 2 HEC-ve (Ceremi dhe Dragobi), të cilët së bashku etiketohen si “Hidrocentrali i Dragobisë”, me kapacitet total prej 22.7 MW.

Në shkurt 2016 u bë e ditur se projekti ishte pjesë e një skeme më të madhe, me 4 HEC-e, prej 51 MW. Në mars 2016, pasi u njoftua nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit se nuk kishte projekte të tjera, banorët vendas mësuan se “Valbona-Project Company” ka nisur punimet edhe për 9 HEC-e të tjerë, ku shumica janë brenda parkut kombëtar “Valbona”.

Në total, në pellgun ujor Valbona në Dragobi, qeveria ka lëshuar 3 koncesione për ndërtimin e 14 HEC-ve dhe sa për saktësim, “Dragobia Energy shpk” ka në pronësi HEC-et Dragobi e Ceremi, ndërsa punimet kanë nisur në 21 shtator 2016, në mes të protestave të banorëve, aktivistëve, shkencëtarëve, medias dhe profesorëve, vendas e ndërkombëtar dhe të komunitetit e diplomacisë ndërkombëtare./Pamfleti

ABUZIMET-PASOJAT e HEC-eve në Valbonë, që po ndërton “Gener-2”:

–  Planifikim dhe dizaijn të varfër të projektit,

–  Biodiversiteti i pa vlerësuar siç duhet,

–  Zhvillimi nuk ishte brenda afateve ligjore,

–  Pjesëmarrje publike e pamjaftueshme dhe jo efektive,

–  Asnjë konsultim me vendet fqinje

– Ndikimi mjedisor: humbja e peizazhit

– Humbja e biodiversitetit, devijimi i ujit

– Rënia e nivelit social-ekonomik

– Ulja e nivelit të frekuentimit turistik

– Nuk ka asnjë Memorandum Bashkëpunimi Ujërash, me shtetet kufitare

PALËT NË KONFLIKT: Kompania që po ndërton HEC-Dragobi dhe HEC-Cerem është në pronësi të plotë të “Gener-2” dhe kundër ndërtimit të tyre kanë reaguar e po vazhdojnë betejën për t’i ndalur këto palë:

– Banorët e zonës

–  Organizata “Toka”

–  Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”

–  Organizatat Ndërkombëtare (WWF, RiverWatch, EuroNatur, Leeway Collective, Patagonia)

–  Shkencëtarët dhe komuniteti i profesorëve

TREGUES LIGJOR ZYRTAR: Kryeministri shqiptar, pas presioneve të shumta, ka deklaruar se ka anuluar 9 HEC-e të firmës “Gener-2” në Valbonë, megjithatë, shefi i qeverisë shqiptare nuk ka paraqitur akoma, deri sot, asnjë dokument zyrtar, që ligjëron këtë anulim.

Ndërsa 3 HEC-e do vazhdojnë të ndërtohen, mbasi janë pranuar nga kryeministri Edi Rama, por edhe për këtë vazhdim të 3 HEC-eve prej firmës “Gener-2” shefi i qeverisë shqiptare nuk i ka paraqitur komunitetit, institucioneve lokale e qendrore shqiptare dhe strukturave monitoruese ndërkombëtare asnjë dokument zyrtar, që ligjëron ndërtimin e tyre.

 

Anti-Mafia 3 po mbrohen nga Edi Rama anulohen 9 prej tyre Bashkim Ulaj ka 12 HEC-e në Valbonë megjithëse pa leje ndërtimi reagon BE