Aktualitet19 Qershor 2019, 17:01

Reagon Çupi pas shoqërimit në komisariat: Nuk dua të bëj heroinën, pasi kishte shumë heronj të vërtetë

Shkruar nga Pamfleti
Reagon Çupi pas shoqërimit në komisariat: Nuk dua të

Reagon Çupi pas shoqërimit në komisariat: Nuk dua të bëj heroinën, pasi kishte shumë heronj të vërtetë

Pasi u shoqërua për disa minuta në komisariat, bashkë me Denisa Vatën, ka folur ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi.

Ajo thotë se u shoqërua nga dy policë të RENEA, të armatosur dhe qëndroi në komisariat për 30 minuta ndryshe nga sa pretendon policia.

“Tek Ura e Matit isha me Kryetaren e Forumit Rinor dhe me shoferin tim në makinën e Kryetarit të forumit, Denisa Vata. Nuk më dhanë asnjë shpjegim, më shoqëruan. Ishin dy policisë të RENEA me automatikë. Ndejta rreth 30 minuta në komisariat, plotësova një formular me gjeneralitetet e mia. Më pas u lirova. E para ju shikoni, e dyta kemi edhe foto brenda komisariatit. Unë nuk dua të bëj heroinën, pasi kishte shumë heronj të vërtetë, qytetarë të shoqëruar. Janë shumë djem e vajza të të shoqëruar”,- tha Çupi.

Kujtojmë se shoqërimi i ish-deputetes erdhi pas tensioneve që pati sot në KZAZ-në e Burrelit ku simpatizantët e PD-së, dogjën materialet zgjedhore.

Aktualitet pasi kishte shumë heronj të vërtetë Reagon Çupi pas shoqërimit në komisariat: Nuk dua të bëj heroinën