Sport 9 Nëntor 2018, 19:46

Real Madrid dorëzohet për Modric, janari e çon larg “Santiago Bernabeus”

Shkruar nga Pamfleti
Real Madrid dorëzohet për Modric, janari e çon larg

Spaleti i fut “xixat” Realit: Modric më tha se dëshiron të luajë për Interin

Luka Modric, do të mund të largohet nga Real Madrid që në janar. Sipas asaj që raportohet nga “diariogol.com”, në fakt mesfushori kroat, ëndrra e madhe e Inter gjatë merkatos së verës, ka shprehur pakënaqësitë dhe kontestimet e tij në lidhje me projektin e klubit spanjoll, si kur në krye të pankinës Merengues ishte Lopetegui, ashtu edhe pas zëvendësimit të tij nga Santiago Solari.

Nëse në janar do të mbërrijë ndonjë ofertë bindëse, mund të çelet vërtetë një dritare për tratativat. Gjithmonë referuar raportimeve të “diariogol.com”, Modric është i tunduar nga projekti i Inter, por nga ana tjetër mund të jetë i hapur edhe për një mundësi në MLS, në Amerikë.

Sport Luca Modric Real Madrid