Sport28 Mars 2018, 06:41

Real Madrid-Isko, “divorci” i pashmangshëm

Shkruar nga Pamfleti
Real Madrid-Isko, “divorci” i pashmangshëm

Real Madrid-Isko, “divorci” i pashmangshëm

Midisi Realit të Madridit dhe mesfushorit Isko nuk ka më dashuri dhe klubi madrilen pritet ta nxjerrë mesfushorin në shitje në qershor. Për momentin palët duket të jenë pozicionuar në llogoret e tyre, me bindjen se midis “Los Blancos” e Iskos nuk ka më dashuri dhe “divorci” është i pashmangshëm. Sipas “Diario Gol”, Isko pritet të kalojë në Premier League në verë dhe Reali thjedht do të hyjë në negociata për ta shitur atë sa më shtrenjtë.

Përfaqësuesi spanjoll nuk ia ka dalë të ketë ndikim në “Bernabeu” në sezon 2017-18, duke nxitur spekulime se mund të largohet nga klubi gjatë verës. Celsi dhe Mancester Siti janë të gatshëm t’i ofrojnë para të majme 25-vjeçarit. Mancester Siti është i gatshëm të bëjë ofertë deri në 80 milionë euro për Iskon. Mbrëmjen e djeshme Isko luajti në ndeshjen Spanjë Argjentinë dhe në fitoren 6-1 të “Furisë së Kuqe” shënoi tre gola, duke qenë më i miri i takimit. /Pamfleti.com

 

Sport