Sport21 Tetor 2019, 15:25

Reali i ka idetë e qarta, nuk heq dorë nga ylli i Anglisë

Shkruar nga Pamfleti
Reali i ka idetë e qarta, nuk heq dorë nga ylli i Anglisë

Christian Eriksen vazhdon të jetë një ndër emrat më të përfolur në merkato. Tottenhami po mendon shitjen e tij në janar, pasi nuk mund ta humbasë me parametra zero në fund të sezonit.

Real Madrid, PSG, Juventus dhe Bayern Munchen interesohen për organizatorin danez. “Los Blancos” janë ndër favoritët kryesorë. Eriksen pëlqehet shumë në Madrid, por më parë duhen zgjidhur dy çështje.

Kontingjenti i ekipit të Zidane është i madh dhe momentalisht përbëhet nga 25 lojtarë. AS raporton se klubi spanjoll po pret të sistemojë diku Mariano Diaz dhe Iskon.

Sport