Sport25 Shtator 2018, 15:03

Reali i pafat me dëmtimet, kundër Sevillas pa lojtari kryesor të skuadrës

Shkruar nga Pamfleti
Reali i pafat me dëmtimet, kundër Sevillas pa lojtari kryesor të

Realit i mjafton goli i Asensios për të parakaluar përkohësisht Barcelonën (video)

Julen Lopetegui do ta ndryshojë sërish mesfushën e tij këtë të mërkurë, kundër Sevilla. Isco ishte befasi, për shkak të mungesës së tij në seancën e fundit stërvitore, para udhëtimit për në “Sánchez Pizjuán”.

Klubi i bardhë nuk ka ofruar shumë detaje në fillim, por më vonë lëshuar një raport mjekësor, që shpjegon problemin shëndetësor të Isco.

Mesfushori spanjoll vuan nga një apendisit akut dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në orët e ardhshme. Kjo nënkupton se ai mund të qëndrojë rreth 1 muaj larg fushave të blerta.

Edhe Carvajal nuk ishte në seancën e fundit, pasi vuan një problem muskular. Mundësi e re, pra, për Odriozola, i cili bëri debutimin e tij kundër Espanyol.

Sport