Reali nuk gjen trajner, merr refuzimin e radhës

Ardhja e Santiago Solarit në krye të Real Madrid dhe fitoret e tij të njëpasnjëshme, duket se nuk kanë mjaftuar për “Los Blancos” që të ndalin kërkimet për një trajner të përhershëm. Një prej emrave më të përfolur, përveç italianit Antonio Conte, ka qenë trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.

Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjeve kundër Zvicrës dhe Islandës, 45-vjeçari ka pasur edhe një koment për thashethemet që lidhin atë me stolin e “galaktikëve”. 

“Nuk dua të them nëse unë ose agjenti im kemi pasur kontakt me Real Madridin. Kjo është e parëndësishme dhe do të ishte mosrespekt të flitet për këtë përpara ndeshjeve kundër Zvicrës dhe Islandës. Kjo është ajo që ne po bëjmë tani.”- tha Martinez në konferencën për shtyp.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti