Reali nuk ka më nerva, padit Interin në FIFA

Humbja e Cristiano Ronaldos, humbja e Superkupës dhe frika se mund të humbasin dhe Luca Modricin ka bërë që Real Madridi të veprojë. Interi kërkon me ngulm mesfushorin kroat dhe në mediat italiane u shkrua pa fund në lidhje me dëshirën e kroatit për të kaluar në Serinë A.

Kjo ka bërë që te Reali ta humbasin durimin dhe sipas Cadena Ser në Spanjë, klubi madrilen ka bërë gati një padi në FIFA kundër Interit.

Kjo për faktin se sipas rregullores së FIFA-s, asnjë klub nuk duhet të kontaktojë me ndonjë futbollist, nëse ky i fundit nuk është në 6 muajt e fundit të kontratës.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti