Sport22 Shtator 2018, 23:44

Realit i mjafton goli i Asensios për të parakaluar përkohësisht Barcelonën (video)

Shkruar nga Pamfleti
Realit i mjafton goli i Asensios për të parakaluar

Realit i mjafton goli i Asensios për të parakaluar përkohësisht Barcelonën (video)

Në kuadër të javës së pestë të La Ligës spanjolle, Reali i Madridit mundi me rezultat të ngushtë 1-0 Espanjolin. Kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e La Ligas për skuadrën e Julen Lopeteguit, dhe me këtë fitore është ngritur në vendin e parë të tabelës përkohësisht me 13 pikë. Pra reali përkohsisht lë pas barcelonën me 12 pikë, por katalanasit kanë një ndeshje për të luajtur të dielën.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Reali, ku e gjetën edhe golin e vetëm të ndeshjes me anë të Marko Asensios, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 41-të pas atyre rasteve të shumta. Në pjesën e dytë, Reali arriti të mbajë mirë rezultatin, edhe pse kishte disa raste për Espaniolit.

“Los Blancos” në ndeshjen e radhës do të luajnë në udhëtim kundër Seviljes, ndërsa Espanjoli e pret Eibarin. Theksojmë se goli i Asensios rezultoi vendimtar për fitoren e Realit mbrëmjen e sotme, dhe për ekipin e Lopeteguit mjafton trepikëshi dhe qëndrimi afër me Barcelonën që të ruajë pretendimet për titullin kampion. /Pamfleti Sport

 

Sport