Anti-Mafia 5 Gusht 2018, 16:35

Shkruar nga Pamfleti

Redaksionale/Bandën Berisha-Rama-Meta-Basha-Kryemadhi, nuk i sikteris dot as mitingu, as “Veting”-u e as vota, por vetëm… Amerika

 Kanë bërë “mall në përdorim” dhe popullin, duke e ndarë në turma “blu”, “mavi” e të “kuqe”

 Prej qershorit 2005, kur Fatos Nano iku nga qeverisja e politika, duke shkuar në vetminë e tij, Shqipëria ka mbetur në duart 5 personave fuqiplotë, që natën vjedhin bashkë, ndërsa ditën bëjnë sikur përleshen për korrupsionin, krimet, trafiqet e drogës, (pa)drejtësinë, varfërinë, punësimin dhe “mender integrimin” e popullit në BE, sepse për vete, kanë paga milionëshe, pasaporta diplomatike e shërbimi, shtetësi të huaja, vila, biznese, llogari bankare dhe familjet jashtë në shtetet “VIP”.

Janë pesë hora, të quajtur Sali Beisha, Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, të lidhur fortë në krime, korrupsion e interesa personale të përbashkëta, të cilët po “rrotullojnë lugën e djallit në çorbën shqiptare”, duke e trajtuar këtë vend e popull, si çiflikun dhe skllevërit e tyre “mumje”.

Këta pesë horra, dy prej tyre bashkëshortë të zhytur kokë e këmbë në “m…“ korruspioni e krimesh, kanë ndarë në mirëkuptim me njeri-tjetrin, resurset sipas territoreve fizike të vendit dhe koncesionet në energji, HEC-e, pyje, plazhe, male e lumenj për gurore dhe inerte, rrugët, karburantet, shëndetësi, prodhim-import-treg ushqimesh, resortet turistike, aeroportet, arsimin, spitalet e universitetet private, kulturën, tatimet, trafiqet e makinave, të drogërave, doganat, bashkitë dhe bankat ku pastrojnë miliardat e korrupsionit.

Madje, kanë bërë “mall në përdorim” edhe popullin, duke e ndarë në turma “blu”, “mavi” e të “kuqe”, që ulërijnë e vriten për ta dhe nuk belbëzojnë as një fjalë për jetën e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për fatin e Atdheut që po vidhet, shkatërohet, braktiset, shitet e shpërbëhet. Përditë e kudo, dëgjojmë të thuhet: “S’ka popull, nuk ngrihet populli, këta i rrëzon vetëm populli”, por askush jo vetëm që nuk reagon, por edhe duke “ngrënë bakllava”, shahen e vriten me njeri-tjerin për këta 5 horra dhe për parti-kurvicat e tyre, që ata i mbajnë për të ndërruar pushtetin me rrotacion.

Këtë klikë kriminale Berisha-Meta, Rama-Basha-Kryemadhi, të fuqizuar me pasuri e financa gjigande 1000 herë më të mëdha se gjithë vlera e Shqipërisë si “mall”, nuk e rrëzon dot populli, mbasi popullin ata e kanë shtypur, e kanë blerë, e kanë degraduar, e kanë lodhur, e kanë varfëruar e traumatizuar, deri në skllavëri mesjetare.

Këtë super-bandë të rrezikshme, nuk e sikteris dot as mitingu popullor, sepse mitingjet ata i konsiderojnë si estrada politike, të bëra me militanët e tyre lypsarë vendesh pune e pagesash 10 mijë lekëshe.

Këtë klikë nuk e shporr dot as “Veting”-u, mbasi anëtarët KPK, ONM e “shejtani me të bir”, i ka përzgjedhur dhe emëruar “Klika” Berisha-Meta, Rama-Basha-Kryemadhi, listat me radhën e verifikimit të gjyqtarëve e prokurorëve e caktojnë ata dhe eleminimet i caktojnë ata, duke e kthyer “Veting”-un, si ish-komisionet e provimeve të shkollave të natës!

Këtë klikë, nuk e heq dot as vota, sepse listat e deputëteve, kryebashkiakëve e këshilltarëve i bëjnë ata, ligjin zgjedhor e kanë bërë ata dhe s’e ndryshojnë, madje do ta “rilindin” kur të duan e si të duan ata, do ta zbatojnë ata, komisionerë në KQZ kanë vendosur zuzarët e tyre, në komisione votimesh, vendosin langaraqët e tyre dhe votat… i numërojnë e ndajnë vetë ata.

Prandaj dhe janë të kota, ëndrrat për të sikterisur nga drejtimi i vendit, klikën sunduese e shkatërruese Berisha, Rama, Meta, Basha, Kryemadhi, mbasi me fuqinë, pushtetin dhe lidhjet që kanë me njeri-tjetrin, ata nuk i shporr dot as mitingu, as “Veting”-u dhe as vota, por vetëm… Amerika!/Pamfleti

 

Anti-Mafia as “Veting”-u e as vota nuk i sikteris dot as mitingu por vetëm… Amerika Redaksionale/Bandën Berisha-Rama-Meta-Basha-Kryemadhi