Anti-Mafia27 Shtator 2018, 20:27

Redaksionale/ Precedenti “Bami-Doshi”, skemë e përleshjes mafioze, të “doçërve” të krimit politik

Shkruar nga Pamfleti
Redaksionale/ Precedenti “Bami-Doshi”, skemë e përleshjes

Redaksionale/ Precedenti “Bami-Doshi”, skemë e përleshjes mafioze, të “doçërve” të krimit politik

Përdorja dhe financimi i tyre, lejimi për të vepruar, nuk është rastësi, por linjë e inskenuar e berishëve, metëve, ramëve, bashëve, ballëve e luanëve të politikës, ndërsa “bamët”, janë “industria e krimit” politik, që përdoren  prej tyre, për të ndarë territoret me “lajmës kanunor”, ose me “grykën e kobures”…     

Lufta me video-përgjime, ka nisur me filmime skandalesh reale, si “mbërtheckat” e ish ministrit Pango. U pasua nga skandali i turpshëm, i bllokut të aferave korruptive, të ish-Zv/kryeministrit Ilir Meta, i cili bënte rolin e skeserit, tek një ministër. Vazhdoi me dashuriçkat e plakushit Agron Cane, sekretarit të Koço Kokëdhimës në Sarandë dhe me të tërbuarin për seks, rilindasin “brekë-grisur” Shukri Xhelili në Dibër.

Pas një heshtjeje të gjatë, ky perversitet u “rilind”, por kaloi nga përgjimet reale të orgjive e hajdutërive, në videot e sajuara, me subjekte krimesh politike, duke u intitucionalizuar tashmë, si praktikë e luftës mes tyre.

Nisi me video-përgjimin fals “Bami- Doshi”, për gjoja vrasjen shtetërore-politike, të deputetit “më të rëndësishëm” të parlamentit shqiptar në 20 vitet e fundit, por doli huq, madje skenaristi Doshi me mandat deputeti, u prangos e u lirua, ndërsa “aktori” Bami me imunitet krimineli, bëri disa kohë burg dhe “punon” në këtë “profesion”. 

Vazhdoi me video-përgjimin “Babale-Xhafaj”, sajuar nga kupola e PD, si skenar për të rrëzuar pushtetin “me titra” nga ekrani, duke përdorur si subjekt, damkën e trafikut të drogës, të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por rezultoi montazh, ndërkohë që “skenaristi” Basha po vazhdon viedot e tjera, ndërsa “aktori” babale, ka marrë arratinë për azil!

Tani u hodh në qarkullim video e radhës, me personazh një oficer policie, që denoncon dy episode të rënda krimi: Përdhunimin e një femre, nga djali i një deputeti të PS dhe këcënimin e tij me vdekje, nga deputetët Rraja e Balla dhe një kryebashkiak me 6 emra, nëse do të bënte arrestimin e djalit të deputetit.

Nuk është çudi, që edhe në këtë video-skenë krimi, ka dalë emri i Durim Bamit, si “i prenotuar” për vrasjen e komisarit Nuhu mbasi tashmë prcedenti “Bami Doshi” është modë si video, ndërsa Bami është “klient” i paprekshëm i politikanëve dhe nuk shqetësohet fare nga policia e Fatmir Xhafës, megjithëse njihet nga të gjithë si “killer” i paguar!

Çfarë po ndodh? Precedenti “Bami”, po vazhdon me videot false, në përleshjet rrugaçërore opozitë-opozitë, ndërkohë që fëmijët, eskortat, shoferët, banditët e njerëzve të politikës e pushtetit, kërcënojnë, vjedhin, gjobisin e marrin peng biznesmenë, plaçkisin prona, përdhunojnë, vrasin e jetojnë në luks, duke përmendur emra politikanësh.

Me vilë Sheiku është Durim Bami, individi  i pa punë, që xhirron video me krime të sajuara e të porositura nga politikanët, por dhe nga grupet rivale. Është i lirë, i qetë, i armatosur dhe në gatishmëri të plotë me “grupin e gatshëm” (bandën), për të marrë porosinë e krimit të radhës, bërë publike, në video-denoncimin e komisarit Nuhu, hedhur në qarkullim nga skalioni “Basha”.

Policia e di, që Durim Bami është “shef kuadri dhe bankier” i bandës së Niklës, ku bëjnë pjesë dhe familjarët e deputetit Rraja. Por po hesht, ndërkohë që ka provat e plota, se klient Bami i Doshit, pasurohet me të ardhura nga “biznesi” që bënë me kobure, dinamit, kërcënime, trafiqe, gjobvënie, plaçkitje pasurish e vrasje, mbasi 1 javë më parë, policia e Xhafajt e kapi me kobure nën jastëk, por “çuditërisht” e liroi, pasi përditosoi fotografitë dhe e ri-mati sa i gjatë ishte!

Ndërkohë që emri i tij, përmendet si killer me pagesë, i prenotuar për një vrasje funksionari policor, nga deputetët e partisë së tij Rraja e Balla, ministri jurist dhe “ideator” i reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, vazhdon e “ha fara”, bënë selfie me sekretaren në zyrë dhe shikon këto video që fryhen e shfryhen,  sikur të ishin dokumentar përleshjesh, mes kafshëve në xhungël!

Nuk është aspak çudi, që videot me të cilat po “luftohet” dhe personazhet e tyre, si Bamët, Begot, Babalet, Almir Rrapot, Zaganët, Nuhët, Rrajat e shumë të tjerë si këta, janë pjesë e çdo krahu politikë, të ndarë në “çeta”.

Përdorja dhe financimi i tyre, lejimi për të vepruar, nuk është rastësi, por linjë e inskenuar e berishëve, metëve, ramëve, bashëve, ballëve e luanëve të politikës. 

Ata, janë “industria e krimit” politik, që përdoren  prej kapobandave politike të PD, PS e  LSI, për të ndarë territoret, me “lajmës kanunor”, ose me “grykën e kobures”, ndaj dhe nuk është rastësi, që në çdo skenar, skandal, aferë e krim të politikanëve, dalin përherë “bamët”./Pamfleti

      

 

Anti-Mafia Precedenti “Bami-Doshi” Redaksionale skemë e përleshjes mafioze të “doçërve” të krimit politik