Ditën e sotme presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar see do të prezantohen më shumë “reforma rrënjësore” mbi ekonominë dhe ligjet.
Me anë të një video-lidhjeje në kongreset provinciale të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), presidenti Erdoğan ka thënë: “Kur të vijë koha e duhur, ne do të ndajmë punën që kemi kryer për reforma shumë më rrënjësore me kombin tonë”.
Ndërkohë zyrtarët turq njoftuan vazhdimisht se Turqia do të zbatojë me vendosmëri reformat që do ta bëjnë të ardhmen të parashikueshme për investitorët.
Duke përsëritur se Turqia do të përmbushë qëllimet e saj të vitit 2023 nën udhëheqjen e qeverisë së tij, Erdoğan tha se do të zbatohet më shumë projekte tjera.
Ndër të tjera ai shprehu: “Kriza COVID-19 ka shfaqur fuqinë e infrastrukturës sonë shëndetësore, tërmetet kanë treguar fuqinë e infrastrukturës sonë të përballimit me katastrofat, ndërsa masat kundër pandemisë kanë treguar fuqinë e infrastrukturave tona të prodhimit, furnizimit dhe teknologjisë arsimore”.