Aktualitet 4 Korrik 2019, 18:52

Reforma në drejtësi/ Shefja e ONM: Duam njerëz në burg! Sistemi në Shqipëri po tronditet

Shkruar nga Pamfleti
Reforma në drejtësi/ Shefja e ONM: Duam njerëz në burg!

Reforma në drejtësi/ Shefja e ONM: Duam njerëz në burg! Sistemi në Shqipëri po tronditet

Teksa është ndalur te Reforma në Drejtësi, shefja e ONM është shprehur se kjo reformë do të garantojë pavarësinë e gjyqësorit për vendin, duke shtuar se ndërkombëtarët duan njerëz në burg.

Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në Poznan të Polonisë, po mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit. Ky i fundit aktualisht po kryesohet nga Polonia.

“Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani.

Kët herë kur ne negociojmë anëtarësimin, ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar.

Vetëm mund të shpresoj që në Shqipëri, kur sistemi po tronditet, të gjithë politikanët ta kuptojnë vlerën që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme”, ka thënë Calavera gjatë fjalës së saj.

Aktualitet