Politike 1 Korrik 2018, 09:03

Reforma Zgjedhore, PD-PS marrëveshje për të mos ndryshuar kodin zgjedhor. Aleatët e Bashës kërkojnë takim me kryedemokrat

Shkruar nga Pamfleti
Reforma Zgjedhore, PD-PS marrëveshje për të mos ndryshuar kodin

Reforma Zgjedhore, PD-PS marrëveshje për të mos ndryshuar kodin zgjedhor. Aleatët e Bashës kërkojnë takim me kryedemokratin

Pas arritjes së marrëveshjes mes PD-PS për të mos ndryshuar kodin zgjedor ka sjellë lëvizje në kampin opozitar.  Një nga aleatët në koalicionin me PD, Agron Duka për gazetën ‘’SOT’’ është shprehur se  gjatë këtyre ditëve aleatët do të zhvillojnë një takim me kreun demokrat dhe do të diskutojnë për sistemin zgjedhor.

“Megjithëse me Bashën, për shkak të ngjarjeve të kohëve të fundit, nuk është se kemi patur ndonjë takim tashti së fundmi, por besoj se do ta takojmë për këtë punë”. Po ashtu ai shton se opozita nuk e ka thënë mendimin e saj për Reformën Zgjedhore.

Opozita akoma nuk e ka thënë mendimin e saj. Por unë mendoj se do ndërhyhet. Besoj se po! Tani këta mund të bëjnë çfarë të duan pasi vetë e kanë në dorë, por neve na është premtuar se do ketë ndryshim”, u shpreh kreu i PAA, Agron Duka.

Ai la të hapur edhe mundësinë nëse sistemi zgjedhor nuk ndryshon, partitë e vogla po bëhen gati që të gjejnë një tjetër zgjidhje për të mbijetuar përballë forcave të mëdha politike. “Më vonë të shikojmë sesi do procedojmë”, tha ai.

Politike aleatët e Bashës reforma zgjedhore