Politike29 Tetor 2019, 19:51

Refuzimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë, Juncker shpreson ende: KE do ndryshojë mendim!

Shkruar nga Pamfleti
Refuzimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë, Juncker

Vendimi negativ për negociatat u shoqërua me shume reagime nga liderat ndërkombëtarë, ku shumica prej tyre nuk ranë dakord me Macron, përveç Gjermanisë e cila tha se është në një mendje me Francën në një pikë, atë të reformimit të Europës.

Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker gjatë një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç sot në Bruksel, shprehu zhgënjim të thellë për rezultatin e takimit të Këshillit të BE në tetor dhe shprehu shpresën e tij që ky pozicion të ndryshohet në të ardhmen.

Në takimin e tetorit, liderët e BE-së nuk miratuan fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Ndërsa, Vuçiç falënderoi Juncker ‘për shumë gjëra që bëri për Serbinë gjatë mandatit të tij’.

Juncker shprehu zhgënjim të thellë për rezultatin e takimit të Këshillit të BE në tetor dhe shprehu shpresën e tij që ky pozicion të ndryshohet në të ardhmen”, tha një zëdhënës i KE-së në Twitter.

Politike