Regjimet që “lindin” dhe “vdesin” në Dhjetor

Regjimet që “lindin” dhe “vdesin” në Dhjetor

Kujtesë/ Dhjetori ‘45 i diktaturës, dhjetori ’90-të i vazhdimësisë së saj, dhjetori 2018 i shqiptarëve

Në këtë dhjetor, studentët nuk duhet të bien viktimë e të ulen në takime “miqësore” me kryeministrin, presidentin, ministren, apo horrat e PD e LSI, siç gabuan studentët e Dhjetorit ’90, që u ulën me Ramiz Alinë, Adil Çarçanin e Skënder Gjinushin, përkundrazi, kjo protestë duhet të kthehet e vazhdojë si lëvizje, jo për të hequr një qeveri me brekushe e tanga dhe për ta zëvendësuar me një qeveri me kollare, flokë me bojëra, me byth, gjoks e surrat silikoni, por për çmontuar sistemin kriminal, që kanë instaluar horrat e PD, PS e LSI, të cilët prej 26 vitesh, po sundojnë me rotacion pazaresh të përbashkëta

 

Shkruan Gjergj Zefi

Pas 28 vitesh instalim e sundim, të neo-diktaturës komuniste PD, PS, LSI dhe bishtrat e tyre, ka nisur lëvizja tjetër e fuqishme studentore, misioni i të cilës, nuk duhet të jenë thjeshtë tarifat e provimeve, por lëvizje përmbysëse mbarëpopullore, për të shkulur përfundimisht, sistemin e kalbur kriminal politik, shtetëror e ligjor, që na kapur për fyti e po na merr frymën.

Por shfaqet rreziku evident, që në boshllëqet spontane, të sinqerta, naive e jo vigjilente të protestës, ashtu si në lëvizjen e “Dhjetorit ‘90”, po jargaviten e po tentojnë të depërtojnë ujqërit, çakejt, hijenat, zagarët dhe minjtë e politikës 28-vjeçare, me qëllim, për të dalë në krye të saj, duke u hequr, sikur janë “ëngjëj” mbrojtës e shpëtimtarë të studentëve e vendit.

Studentët, ua kanë bërë të qartë kryeplehrave të partive politike, të mirënjohurve Berisha, Metaj, Kryemadhi, Basha, Mediu e zagarëve të tyre, të mos fusin feçkat e qelbura brenda lëvizjes studentore, mbasi ata, janë pjesë e plotë dhe bashkëpunuese e sundimit kriminal, kundër të cilit janë ngritur.

Ka një koincidencë, që dy diktaturat në Shqipëri, ajo e komunizmit dhe e demokracisë false, ose e thënë me terminologji politike demokracisë me kokë poshtë, janë vendosur në muajt dhjetor dhe, marrin fund po në dhjetor, të rrëzuara me shumë vonesë nga shqiptarët, me pikënisje studentët, të cilëve, ua vjedhin e ua shkelin kauzën, misionarët e dikaturave, siç ndodhi më 1990.

Më 2 dhjetor 1945, me gjoja zgjedhje të lira, në emër të “demokracisë popullore”, u instalua sistemi i diktaturës komuniste, i cili, pasi krijoji falangat e pushtetit administrativ e policor, me rrjet nepotik dhe pasi krijoji kastën e bllokut të kupolës komuniste, nisi dhunën, izolimin dhe varfërimin e popullit, duke shkelur kauzën e luftës për drejtësi e barazi,

Më 8 dhjetor 1990, nisi lëvizja studentore për rrëzimin e diktaturës, por u manipulua e u uzurpua, nga familjarët dhe shërbestarët e regjimit, të cilët morën frenat e gjoja anti-komunizmit fiktiv, duke u caktuar në krye të partive e pushtetit gjoja demokratik, ish-komunistë shefa të regjimit, familjarë të bllokut, spiunë sigurimi, gjyqtarë e prokororë të diktaturës, të cilët pas 28 vitesh, janë ende bashkë, në krye të pushtetit e politikës.

Pse u manipulua, u shua, u përdhos, u uzurpua dhe u zhduk, kauza e sinqertë e studentëve të “Dhjetorit ‘90”, që nisi nga dhomat e konvikteve pa drita dhe si me “magji”, u bë pronë  vazhdimësie e pushtetit të vilave të bllokut komunist?

Sepse studentët e  “Dhjetorit ‘90”, u besuan fytyrave gjoja “ëngjëllore”, që djajtë e diktaturës së 2 Dhjetorit ’45, desantuan në mes e në krye të tyre, që me maskën prej anti-komunistësh, komanduan lëvizjen, parfumosën e vazhduan diktaturën e baballarëve  e shefave, bashkë me të cilën, bëhen 75 vjet sundim barbar mbi shqiptarët.

Në këtë dhjetor, studentët nuk duhet të bien viktimë e të ulen, në takime “miqësore” me kryeministrin, presidentin, ministren, apo horrat e PD e LSI, siç gabuan studentët e Dhjetorit ’90, që u ulën me Ramiz Alinë, Adil Çarçanin e Skënder Gjinushin, mbasi këta sot, janë si ata, kopje më e zezë e sundimit të tyre.

Në këtë dhjetor, nuk duhet pranuar si “mbështetës”, Sali Berisha që tradhëtoi idealet e Dhjetorit ’90, si misionar vazhdues i pushtetit të diktaturës, instalues i këtij sistemi kriminal në politikë e pushtet, me klikë sunduese familjen dhe mafien, që po mbanë peng vendin.

Në këtë dhjetor, nuk duhen pranuar dy përbindëshit e krimit e korrupsioit, Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, të cilët përdhosën kauzën e Dhjetorit ’90, krijuan në 28 vite, jo një familje njerëzore, por një familje të fuqishme mafioze, me financa e struktura mbështetëse krimi të sofistikuar.

Në këtë dhjetor, nuk duhen pranuar as profesorët, vegla të njohura të pushtetit e partive politike, “kërma morale”, që mund të hiqen si “ëngjëj anti-qeveri”, mbasi do ndodh si me profesorët e Dhjetorit ’90, që manipuluan e tradhëtuan lëvizjen studentore, siç ishin Sali Berisha, Edi Rama, Genc Ruli, Tritan Shehu, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj, Rajmonda Bulku, Skënder Gjinushi, Arben Demeti, Eduard Selami, Kastriot Islami, Neritan Ceka, Arben Imani, Ylli Vejsiu e një lukuni komunistësh lavirë me vokacion mikroborgjezinë.

Në këtë dhjetor, nuk duhen pranuar as krerët e OJF-ve, mbasi edhe këto do ta grryejnë e devijojnë lëvizjen, ashtu siç bënë në lëvizjen e Dhjetorit ’90, ish-Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Rinisë të PPSH, Organizata e Frontit dhe Organizata e Gruas.

Protesta e këtij dhjetori, duhet të drejtohet nga studentë, intelektualë e individë të pastër, që nuk kanë asnjë lidhje me llumin politikë e shtetëror të këtyre 28 viteve tranzicion barbar, që qëllim, të mos ketë një “grevë buke”, por lëvizje mbarë-popullore, për të shpëtuar këtë vend e  këtë popull,  nga kthetrat e “gjarpërit me tre koka” PD, PS, LSI dhe bishtrat e tij.

Fitore e kësaj lëvizjeve, nuk duhet të jetë, anulimi i tarifave të provimeve, apo shtimi batanijeve në konvikte, as heqja e rektorëve dhe profesorëve analfabetë, hajdutë, ryshfexhinj e kurvarë, por mision historik, për shpëtimin kombëtar dhe hapin e parë në shërbim të vendit.

Kjo protestë, duhet të kthehet e vazhdojë si lëvizje, jo për të hequr një qeveri me brekushe e tanga, për ta zëvendësuar me një qeveri me kollare, flokë me bojëra, me byth, gjoks e surrat silikoni, por për t’i dhënë fund, sistemit kriminal, që kanë krijuar horrat e PD, PS e LSI, të cilët prej 26 vitesh, po sundojnë me rotacion pazaresh të përbashkëta.

Në këtë dhjetor të tretë, që të mos vazhdoj të shkatërrohet e shitet vendi, që të mos vuaj e iki populli, duhet shporret kjo klasë politike, të çmontohet sistemi familjar klanor mafioz, që krerët e saj kanë instaluar.

Duhet vepruar fuqishëm e pa tërheqje, me devizën: Dhjetori 1945 ishte i diktaturës, dhjetori 1990 ishte i vazhdimësisë së saj, ndërsa “Dhjetori 2018”, duhet të jetë shpëtimi përfundimtar i shqiptarëve./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti