Bota22 Maj 2019, 12:40

Regjizorja kosovare tregon luftën me sëmundjen e rëndë: Ka qenë viti më i vështirë në jetën time

Shkruar nga Pamfleti

Përmes një shkrimi emocional, regjisorja e suksesshme kosovare, Burbuqe Berisha për herë të parë ka rrëfyer luftën e saj me një sëmundje.

Artistja që ka inskenuar dhjetëra shfaqje e ka realizuar filma, ka treguar se pikërisht sot një vit i shpëtoi vdekjes. Teksa përmes fjalëve të saj, tregon se sa e bukur është jeta dhe sa e pashpresë është urrejtja.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Një shkrim inspirues për të luftuar me çdo të keqe që na vjen në jetë.

Ky është postimi i regjisores:

Si sot një vit më parë, pikërisht më 21 maj, për një fije floku shpëtova, u linda për së dyti! Fillimisht mendova se bota m’u përmbys, mendova që çdo gjë që kam arritur deri në atë ditë ka qenë e kot… Por, nuk ka asgjë më të fuqishme se truri. Deri sa trupi të tradhton, truri është ai që të mban dhe ushqen. Viti 2018-19 ka qenë viti më i vështirë në jetën time, por edhe më i bukuri, sepse e kam kuptuar se çka do të thotë bukuria e jetës, sa e bukur është ajo dhe sa të papritura ka. Kam punuar aq shumë dhe e kam injoruar atë që po ndodh me mua. Kam punuar vepra artistike që kurrë nuk kam arritur më herët t’i prodhoj për një kohe aq të shkurtër. E kam kuptuar se sa e çmuar është dashuria e sa e pashpresë është urrejtja! Siç e dini edhe ju miqtë e mi, unë, tash e një vit jam në dializë. Nuk e kam aspak të lehtë! Tri herë në javë për orë të tëra më duhet t’i nënshtrohem trajtimit për të cilin kam nevojë. Mirëpo, kjo nuk me pengon mua që të dëshiroj për vete dhe të afërmit e mi, ata që i kam në zemër, një jetë më të bukur se kurrë më parë!

Rajoni Burbuqe Berisha Lufta Sëmundja