Sport 7 Tetor 2019, 16:29

Reja rreshton ekipin, vendos për zëvendësimin e Hysajt

Shkruar nga Pamfleti
Reja rreshton ekipin, vendos për zëvendësimin e Hysajt

Kombëtarja ka zhvilluar seancën stërvitore në restorin Tropikal të Durrësit me trajnerin Edy Reja në krye të grupit. Tekniku italian zhvilloi një seancë të lehtë të përqëndruar në aspektin fiziko-teknik.

Grupi i lojtarëve ishte i plotë, ndërsa kapiteni Elseid Hysaj nuk do të jetë i grumbulluar pas dëmtimit që pësoi në sfidën ndërmjet Napolit dhe Torinos. Numri një i stolit ka vendosur që të mos e zëvendësojë shkodranin me ndonjë nga lojtarët që ka lënë në listën e pritjes.

Ivan Balliu është mbrojtës i djathtë dhe në pritje, por tekniku ka vendosur të mos e grumbullojë. Vendim i çuditshëm nga tekniku italian që duket se e mban listën e pritjes kot.

Sport Edy Reja Shqipëria